Lajme Zone
Protesta në Tiranë/ Qori në Repolitix: Kërkesa për dorëheqjen e Ramës është panegociueshme! Muharremi: PS e ka gjithmonë në axhendë dialogun me qytetarin
PolitikëReport TV

Protesta në Tiranë/ Qori në Repolitix: Kërkesa për dorëheqjen e Ramës është panegociueshme! Muharremi: PS e ka gjithmonë në axhendë dialogun me qytetarin

Protesta në Tiranë e nisur që prej orës 14:00 ka degraduar në dhunë. Arlind Qori, kreu i ‘Lëvizjes Bashkë’ i ftuar në Repolitix nën moderimin e Denis Mingës, tha se kërkesa kryesore e protestuesve është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. “Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës dhe kërkesa tjetër është ‘Rama në burg, Berisha në burg’. Masa e protestës është antiqeveritare. Studentët që e kanë th

Protesta në Tiranë e nisur që prej orës 14:00 ka degraduar në dhunë. Arlind Qori, kreu i ‘Lëvizjes Bashkë’ i ftuar në Repolitix nën moderimin e Denis Mingës, tha se kërkesa kryesore e protestuesve është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. “Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës dhe kërkesa tjetër është ‘Rama në burg, Berisha në burg’. Masa e protestës është antiqeveritare. Studentët që e kanë thirrur kanë qenë pjesë e protestës para te kryeministria. Por unë kam një rini te mllefosur kundër qeverisë. Për katër muaj e gjysmë kanë kërkuar doëheqjen e Ramës, por qeveria i është përgjigjur me arrogancë për zgjedhjen”, tha Qori. LEXO edhe...Ironia e Spahiut: Qëndrimi i ambasadës së SHBA për protestën ishte ‘as mish dhe as peshk’ Ndërkohë Alfred Muharremi, këshilltari i PS në Bashkinë e Tiranës e cilësoi këtë protestë të si të paguar në një kohë kur Shqipëria sapo mbylli një tjetër kapitull për anëtarësimin në Bashkimin Europian. “Është protestë e paguar, pikërisht kur Shqipëria mbylli një kapitull tjetër në integrimin në BE. Këta nuk janë studentë, këta janë aktivitstë politikë. Unë kur kam protestuar dikur nuk kërkoja dorëheqjen e qeverisë apo Ramës, kërkoja një arsim sa më cilësor”, tha Muharremi. Avokati Rezart Kthupi tha se ‘protesta nuk ka për të përfunduar’. Qori shtoi se protestës duhet t’i jepet një zgjedhje politike, jo në zgjidhje policore apo ushtarake. "Duhet të kuptohet mllefi i protestuesve. Ky është një proces social, duhet të jepet zgjidhje politike, jo policore dhe ushtarake. Kërkesa për dorëheqjen e Ramës është panegociueshme. Në momentin që Rama jep dorëheqjen është mirë që të kemi një qeveri apolitike. Kam besim nëse bëhen zgjedhje të parakohshme PS humb”, tha Qori. Muharremi theksoi se PS në axhendën e saj ka pasur gjithmonë në axhendë dialogun me qytetarët ashtu si kryeministri Edi Rama. "Ne kemi reformat tona që janë në dobi të komunitetit. PS e ka gjithmonë në axhendë dialogun me qytetarin. Një nga vizionet tona është anëtarësimi i Shqipërisë në BE", tha ai. Avokati Kthupi tha se qeveria duhet të pyesin njerëzit se çfarë mendojnë realisht për mbajtjen e protestës. "Duhet të pyesësh njerëzit se çfarë mendimi kanë njerëzit për protestën. Çojeni vendin në zgjedhje sot. Xh.K/ReportTv.al rezart kthupi arlind qori protesta 13 tetor 2026 alfred muharremi repolitix Komento Komente Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit? Po 19.3% Jo 77.1% Disi 3.5% Vota total: 512 Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit?