Deputetët e grupit parlamentar të PS i thanë JO një rregulloreje të hekurt të propozuar nga drejtuesit e lartë të parties në fillimin e nëntorit 1997. Sipas kësaj rregulloreje deputetët detyroheshin që në bllok të mos votonin asnjëherë kundër vendimeve të partisë. Në partinë që sapo kishte ardhur në pushtet kishte pasur dy ditë me polemika të zjarrta dhe këto zhvillime pasqyroheshin në numrin e datës 6 nëntor 1997-të në shtypin e shkruar. Gazeta Shqiptare në faqe të parë shkruan: “ PS,disiplina heq dorë” duke cituar edhe Gramoz Ruçin që thoshte se po t’i kishte bërë ai këto propozime do e quanin diktator. Ndërsa po për të njëjtin zhvillim në Koha Jonë titulli ishte ky: “ PS, jo rregullores së hekurt”.
