Lajme Zone
PolitikëShqiptarja

Çfarë shkruanin gazetat më 30 shtator 1998/Majko mund Metën e Islamin në garën mes socialistëve dhe dekretohet kryeministër nga Meidani


Pasi Fatos Nano dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit mes socialistëve u zhvillua një votim i brendshëm se kush do të propozohej për të formuar qeverinë. Në votim Pandeli Majko që ishte sekretar i përgjithshëm fitoi në garën me socialistët e tjerë Ilir Meta e Kastriot Islami. Presidenti Meidani e dekretoi menjëherë ndërsa në shtypin e shkruar të datës 30 shtator 1998-të ky ishte zhvillimi kryes

Pasi Fatos Nano dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit mes socialistëve u zhvillua një votim i brendshëm se kush do të propozohej për të formuar qeverinë. Në votim Pandeli Majko që ishte sekretar i përgjithshëm fitoi në garën me socialistët e tjerë Ilir Meta e Kastriot Islami. Presidenti Meidani e dekretoi menjëherë ndërsa në shtypin e shkruar të datës 30 shtator 1998-të ky ishte zhvillimi kryesor. Në ZP shkruhej: “Majko,kryeministri i ri” ndërsa Gazeta Shqiptare si lajm të parë kishte: “Zbulohen të fshehtat e largimit të Nanos”. Në Koha Jonë ndër të tjera botohej një foto e Majkos me aktoren Violeta Manushi pasi kishte marrë votëbesimin.