Në gjithë shtypin e shkruar të datës 29 shtator 1998-të lajmi kryesor ishte dorëheqja e Fatos Nanos si kryeministër. Pasi dështoi të formojë qeverinë Nano dorëzoi dorëheqjen tek Presidenti Rexhep Meidani ndërsa socialistët propozonin sekrtarin e tyre Pandeli Majko për të formuar qeverinë e re. Gazeta Shqiptare dhe Koha Jonë në unison në faqe të parë shkruajnë: “ Ikën Nano, Majko kryeministër” ndërsa titulli kryesor në RD ishte ky: “U shporr Fatos Nano. Kujtojmë që ndër të tjera klima politike dhe e rendit në vend ishte nga më të tensionuarat pas vrasjes së Azem Hajadrit dhe grushitt të shtetit.
