Tjetër tragjedi rregjistrohej në det. Pranë Otrantos ishin përplasur dy skafe që dërgonin klandestinë shqiptar në Itali dhe kishin humbur jetën dy gra e një fëmijë ndërsa disa shqiptarë të tjerë rezultonin të zhdukur. Kjo ngjarje e rëndë kishte ngritur alarmin dhe kishte sjellë një trishim të madh dhe ishte fokusi kryesor i shtypit të shkruar në datën 27 tetor të vitit 1998-të. Gazeta Koha Jonë shkruan : “Otranto, varri i madh i shqiptarëve” ndërsa në Gazetën Shqiptare titulli kryesor ishte ky: “ Skafet,fytyra e vdekjes”. Kjo ngjarje që ishte e radhës në Otranto kishte sjellë edhe lëvizjen e shtetit që kishte nisur një aksion për sekuestrimin e “taksive të vdekjes”. Nga ana tjetër edhe autoritetet italiane ishin në alarm.
