Lajme Zone
SportShqiptarja

Çfarë shkruanin gazetat më 18 nëntor 1998/Prag ndeshje e “nxehtë”, Shërbimi Sekret jep alarmin për trazira përpara Shqipëri-Greqi për Euro 2000


Më 18 nëntor 1998-të në Tiranë në stadiumin “Qemal Stafa” do luhej ndeshja Shqipëri-Greqi. Sfida ishte e vlefshme për kualiifkueset e Euro 2000 dhe dy vendet kishin diskutime e debate të nxehta edhe përtej futbollit. Atmosfera ishte karikuar shumë dhe skuadrën e drejtuar nga Astrit Hafizi e kishte takuar përpara ndeshjes edhe Presidenti Meidani ndërsa kryeministri i kohës Majko parashikonte një fi

Më 18 nëntor 1998-të në Tiranë në stadiumin “Qemal Stafa” do luhej ndeshja Shqipëri-Greqi. Sfida ishte e vlefshme për kualiifkueset e Euro 2000 dhe dy vendet kishin diskutime e debate të nxehta edhe përtej futbollit. Atmosfera ishte karikuar shumë dhe skuadrën e drejtuar nga Astrit Hafizi e kishte takuar përpara ndeshjes edhe Presidenti Meidani ndërsa kryeministri i kohës Majko parashikonte një fitore 2-0 të KOmbëtares. Përtej aspektit futbollistik kjo ndeshje kishte si çështje kryesore edhe aspektin e sigurisë. Shërbimi sekret jepte alarmin për trazira pasi Fatos KLosi drejtuesi i SHIK thoshte se mund të sulmohen tifozët grekë. Vigjilja e nxehtë e kësaj ndeshje pasqyrohej gjerësisht edhe në shtypin e shkruar të datës 18 nëntor 1998. Gazeta Shqiptare në faqe të parë shkruan : “ SHIK-u: Sot kujdes, pak orë para ndeshjes Shqipëri -Greqi Shërbimi Sekret lëshon alarmin. Ndërsa në Koha JOnë titulli është ky: “ Majkov ë bast:2-0 për Shqipërinë”.