Situata me zjarret në Bulqizë vijon të jetë shqetësuese, ndërsa helikopterët janë futur në aksion për të përballuar flakët.
Por pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania duket se kanë sjellë një “teknikë të re” shuarjeje: në vend që uji të bjerë mbi vatrën e zjarrit, ai hidhet mbi pemë, ndërsa flakët vazhdojnë punën e tyre.
Dhe këtu na vjen në mendje Taulant Balla dhe “puna e saktësisë”.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së na kishte treguar një video nga SHBA, ku zjarrfikësit amerikanë kryenin ndërhyrje spektakolare, duke e servirur si një shembull që kishte ndodhur ne vendin tonë.
Vetëm se në Bulqizë duket se e kanë marrë pak ndryshe.
Balla tha “saktësi”, helikopteri kuptoi “afërsi”.
Zjarri është poshtë, helikopteri është sipër, uji është në ajër… dhe pemët po marrin një freskim të paparashikuar.
Ndoshta Balla duhet të bëjë edhe një video tjetër, këtë herë me një tutorial të shkurtër: “Si ta dallojmë zjarrin nga pema”.

