Lajme Zone
Çfarë i lidh Suel Çelën dhe Erion Veliajn
PolitikëCNA

Çfarë i lidh Suel Çelën dhe Erion Veliajn

Drejtësia, SPAK-u, prokurorët dhe gjyqtarët janë kthyer në...

Drejtësia, SPAK-u, prokurorët dhe gjyqtarët janë kthyer në targetin e personazheve të krimit apo zyrtarëve të lartë që drejtojnë institucione të rëndësishme në vend.

Prokurorët po sulmohen nga të gjitha anët, nga politika, nga media të paguara nga zyrtarët apo edhe nga personazhe të botës së krimit.

Kjo ka ekzistuar gjithnjë, ku njerëz të krimit sulmonin prokurorë apo gjyqtarë, kjo ndodhte edhe përballë medias, tashmë ndodh shpesh, sa në rrjete sociale e deri te makinacione në gjykata.

Rasti më precedent është ai i ditës së djeshme. Babai i një emri të njohur të botës së krimit i goditur nga SPAK-u, Suel Çela, ka orkestruar një sulm, një kërcënim ndaj ish-kreut të SPAK-ut, prokurorit Altin Dumani.

Kreu i një prej bandave të Elbasanit, Suel Çela, duke përdorur babain e tij, Petrit Çelën, ka paditur ish-kreun e SPAK-ut, prokurorin Altin Dumani. E vërteta e sulmit kriminal ndaj Altin Dumanit/ Ja pse e paditi babai i Suel Çelës 4 Gusht, 17:06 Një kërcënim dhe një sulm që shkon deri në Prokurorinë e Posaçme ndaj një prokurori dhe ish-drejtuesi të këtij institucioni si Altin Dumani, njeriu i hekurt që goditi dhe çmontoi bandat kriminale dhe çoi pas hekurave zyrtarë të lartë duke thyer mitin e pandëshkueshmërisë për goditjet e zyrtarëve të nivelit të lartë. “Duke marrë shkak nga disa lajme dhe artikuj të publikuar në disa nga mediat vendase, të cilat u referohen burimeve të mediave lokale të Verona-s në Republikën e Italisë, sqarojmë opinionin publik si vijon:

Shtetasi Petrit Çela i është drejtuar Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, më 20.05.2026 dhe më 18.06.2026, me kërkesë për përjashtimin e prokurorit Altin Dumani nga procedimi penal nr. 193/2023, ku janë të proceduar penalisht të pandehurit Marjus Lulaj dhe Mario Çela (familjarët e shtetasit Petrit Çela), procedim penal në të cilin prokurori Altin Dumani ushtron funksionin e prokurorit të çështjes.

Në mbështetje të kërkesës për përjashtim, shtetasi Petrit Çela ka paraqitur pikërisht faktin e kallëzimit penal të ngritur në Verona, Itali. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme pasi ka vlerësuar kërkesën e paraqitur dhe aktet ku ajo është mbështetur, me vendimin e datës 19.06.2026 ka vendosur “Mospranimin e kërkesës”, si e pambështetur në ligj dhe në prova.

Nga dokumentacioni i paraqitur nga shtetasi Petrit Çela rezulton se në Prokurorinë e Republikës pranë Gjykatës së Veronës, Itali, është regjistruar procedimi penal nr. R.G.N.R. 3514/2026 – R.G. GIP 2877/2026, për veprën penale të “Shpifjes” (calunnia), të parashikuar nga neni 368 i Kodit Penal italian, mbi bazën e një kallëzimi të paraqitur nga shtetasi Petrit Çela ndaj prokurorit Altin Dumani, i cili ka ushtruar funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nga data 19 dhjetor 2022 deri më 19 dhjetor 2025.

Prokuroria e Republikës pranë Gjykatës së Veronës, pas shqyrtimit të akteve, ka paraqitur më datë 21.04.2026 kërkesë për arkivim (richiesta di archiviazione) të procedimit penal, e depozituar më 14.05.2026. Ndaj kësaj kërkese, personi që ka paraqitur kallëzimin penal Petrit Çela ka paraqitur kundërshtim (opposizione) më 11.05.2026, çka ka çuar në caktimin e një seance gjyqësore pranë Seksionit GIP/GUP të Gjykatës së Veronës.

Nga aktet e administruara rezulton se, i vetmi element i identifikuar që lidh prokurorin Altin Dumani me bashkëpunimin ndërkombëtar në fjalë është nënshkrimi, në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, i një shkrese institucionale, më datë 11.07.2024, si dhe i një Marrëveshjeje, më datë 26.08.2024, për krijimin e një Skuadre të Përbashkët Hetimore (JIT) mes Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorisë së Republikës pranë Gjykatës së Veronës, nismë e ardhur nga vetë autoritetet italiane në kuadër të procedimit penal nr. 10792/2023.

Prokurori Altin Dumani nuk ka qenë pjesë e grupit hetimor të procedimeve penale nr.10792/2023 (Itali) dhe nr.123/2024 (Prokurori e Posaçme), nuk ka kryer veprime hetimore, marrje në pyetje, sekuestrime apo kërkesë për sekuestrim, si dhe ka marrë dijeni për ekzistencën e procedimit penal në Itali vetëm në muajin maj 2026, pra pas paraqitjes së kërkesës për arkivim nga ana e Prokurorisë italiane.

Nga kronologjia e sipërpërmëndur rezulton lidhja ndërmjet kallëzimit të paraqitur në Itali dhe interesit të drejtpërdrejtë familjar që kallëzuesi Petrit Çela ka në procedimin penal nr.193/2023 të Prokurorisë së Posaçme, si dhe përdorimi i vetë faktit të kallëzimit penal si bazë procedurale për kërkesën e përjashtimit të prokurorit të çështjes.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë”, bën me dije Prokuroria e Posaçme. Skeda-Kush është Suel Çela, bosi i krimit në Elbasan që sulmon Altin Dumanin 4 Gusht, 18:26 “I paprekshmi” i Elbasanit/ Ja hetimet e Altin Dumanit për Suel Çelën 4 Gusht, 18:07 Padia në Itali e Petrit Çelës/ SPAK sqaron çështjen 4 Gusht, 14:54 Por çfarë i lidh Suel Çelën dhe Erion Veliajn?

Erion Veliaj është kryebashkiaku i Tiranës, i arrestuar, ndaj të cilit rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.

Që prej shkurtit të vitit 2025 kur u arrestua, Erion Veliaj ka përdorur çdo mjet për të goditur dhe sulmuar SPAK-un, prokurorët dhe gjyqtarët.

Nga përgjimet të cilat u publikuan nga CNA, u zbardh se si Erion Veliaj përdorte mediat e tij, gazetarin e familjes së tij, Mero Bazen, për të sulmuar prokurorët, i cili publikoi dhe fshiu shkrimin kundër Altin Dumanit një ditë më parë. PËRGJIMET/ Erion Veliaj inskenoi pagesën 2 milionë euro/ Si e ngriti gënjeshtrën me Mero Bazen 5 Prill, 12:55 Sulme të orkestruara në mediat shqiptare që paguhen nga Arbër Veliaj apo shërbëtorët përfitues të Veliajt, sulme në media ndërkombëtare, sulme me raporte për të cilat lobohet qindra mijëra euro.

Erion Veliaj që prej arrestimit të tij ka vënë në target të sulmeve të tij, prokurorin Ols Dado, i cili së bashku me prokurorin Altin Dumani, të cilit nuk i përmend dot as emrin, kryen hetimet dhe e dërguan pas hekurave me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 20 janar të 2025 paditi prokurorin Ols Dado në Gjykatën Administrative, ku kërkonte shkarkimin e tij dhe shpalljen e emërimit të tij të paligjshëm. Veliaj kundër drejtësisë/ Depoziton padi për shkarkimin e prokurorit që e heton

23 Janar, 09:47 Një padi që orkestrues kishte Erion Veliajn, i cili dirigjonte më pas mediat e paguara prej apo kamikazët e tjerë me precedentë penalë, të cilët u bënë pjesë e sulmit ndaj prokurorit Ols Dado.

Erion Veliaj, përmes gjyqit në Gjykatën Administrative, kërkoi të intimidonte prokurorin, padia ishte një presion që po bëhej ndaj Ols Dados për hetimet që kishte kryer kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës.

Por Gjykata Administrative i dha grusht në fytyrë Erion Veliajt njësoj si të gjitha gjykatat, duke rrëzuar padinë ndaj prokurorit Ols Dado. "Grusht" në fytyrën e Veliajt/ Gjykata Administrative rrëzon padinë kundër Ols Dados

24 Korrik, 10:56 Suel Çela sulmon Altin Dumanin nëpërmjet babait të tij me një gjyq në Itali dhe kërkon heqjen e tij nga çështja hetimore, Erion Veliaj sulmon Ols Dadon që është prokuror i çështjes së bashku me Altin Dumanin, duke e çuar në Administrative, të dyja sulmet kanë një qëllim, largimin e prokurorëve nga çështja, dhe kur e kërkojnë këta lloj të pandehurish që janë të ndryshëm, njëri për vrasje e tjetri me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.

Prokurorët vetëm duhen mbështetur sepse janë në rrugën e duhur në luftën ndaj krimit e korrupsionit./ CNA Skeda-Kush është Suel Çela, bosi i krimit në Elbasan që sulmon Altin Dumanin 4 Gusht, 18:26 “I paprekshmi” i Elbasanit/ Ja hetimet e Altin Dumanit për Suel Çelën 4 Gusht, 18:07 E vërteta e sulmit kriminal ndaj Altin Dumanit/ Ja pse e paditi babai i Suel Çelës 4 Gusht, 17:06 Padia në Itali e Petrit Çelës/ SPAK sqaron çështjen 4 Gusht, 14:54 Gjykata e Lartë rrëzon rekursin/ Lë në burg Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn

30 Maj, 14:36 Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.