Lajme Zone
Çfarë gjeti policia në shtëpinë e vrasësit të kunatës? Armë, municione dhe sëpatë
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Çfarë gjeti policia në shtëpinë e vrasësit të kunatës? Armë, municione dhe sëpatë

Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në shtëpinë e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në Vitomiricë të Pejës, ku ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe mjete të ndryshme. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë kontrollit janë konfiskuar një pushkë gjuetie, 153 fishekë, disa karikatorë, pjesë armësh, tri thika, një bajonetë, 115 gëzhoja dhe një sëpatë. Aut

Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në shtëpinë e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në Vitomiricë të Pejës, ku ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe mjete të ndryshme. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë kontrollit janë konfiskuar një pushkë gjuetie, 153 fishekë, disa karikatorë, pjesë armësh, tri thika, një bajonetë, 115 gëzhoja dhe një sëpatë.

Autoritetet bëjnë me dije se rasti vijon të jetë nën hetim, ndërsa Albert Sylaj, i shpallur në kërkim për vrasjen e Arlinda Zekajt, vazhdon të jetë në arrati. Policia po punon për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa hetimet synojnë të zbardhin plotësisht rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Ndërkohë, sot familjarët dhe të afërmit do t’i japin lamtumirën e fundit Arlinda Zekajt. Ceremonia e varrimit të 49-vjeçares do të mbahet në orën 15:00, në fshatin Radac të Pejës, vendlindjen e saj. Ngjarja ka tronditur opinionin publik, veçanërisht për faktin se viktima kishte kërkuar më parë mbrojtje nga institucionet.