Lajme Zone
Çfarë dinte Macron 6 ditë para për dënimin e Hashim Thaçit? Avokati nxjerr videon e Vuçiçit
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Çfarë dinte Macron 6 ditë para për dënimin e Hashim Thaçit? Avokati nxjerr videon e Vuçiçit

Presidenti serb pretendon se një “lider europian dhe botëror” i kishte folur për një dënim të rëndë ndaj Thaçit përpara se Gjykata Speciale të shpallte vendimin. Misetiç e lidh këtë person me Emmanuel Macron. Por mes një dyshimi të avokatit dhe provës se Macron njihte paraprakisht vendimin ka ende një distancë që kërkon fakte.

Avokati i Hashim Thaçit Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiç, ka ngritur pikëpyetje mbi takimin e Emmanuel Macron me Aleksandar Vuçiç, gjashtë ditë para shpalljes së vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Vuçiç ka pretenduar se një “lider europian dhe botëror” e kishte informuar paraprakisht se Thaçi do të merrte një dënim të rëndë, ndërsa Misetiç dyshon se bëhej fjalë për Macronin. Një deklaratë e Aleksandar Vuçiçit, e rikthyer në vëmendje nga avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiç, hap një çështje për dënimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Presidenti serb pretendon se një “lider europian dhe botëror” i kishte folur për një dënim të rëndë ndaj Thaçit përpara se Gjykata Speciale të shpallte vendimin. Misetiç e lidh këtë person me Emmanuel Macron. Por mes një dyshimi të avokatit dhe provës se Macron njihte paraprakisht vendimin ka ende një distancë që kërkon fakte.

Një video e Aleksandar Vuçiçit nuk vë në dyshim provat mbi të cilat Gjykata Speciale ndërtoi vendimin e saj, por me atë që mund të dinin aktorë politikë jashtë gjykatës përpara shpalljes së tij.

Avokati i Thaçit, Luka Misetiç e lidhi deklaratën e Vuçiçit me takimin që presidenti serb zhvilloi me Emmanuel Macron në Paris më 10 shtator. Sipas interpretimit të Misetiçit, “lideri europian dhe botëror” që Vuçiç thotë se e kishte informuar për një dënim të rëndë ndaj Thaçit ishte presidenti francez. Serbian President Vucic met with French President Macron on September 10th in Paris where, according to Vucic in the video below, he was told by a "European and world leader" [read: Macron] that Thaçi would receive "a heavy sentence." How Macron knew the result of the judgment at least six days in advance, and why Macron was speaking to Vucic about it, are questions that remain to be answered.

— Luka Misetic (@MiseticLaw) October 3, 2026 Këtu lind pyetja që ngre Misetiç: çfarë dinte presidenti francez gjashtë ditë përpara shpalljes së vendimit?

Fakti është se data e shpalljes së aktgjykimit nuk përbënte sekret. Trupi Gjykues kishte njoftuar që më 1 korrik 2026 se vendimi do të shpallej më 16 shtator. Pra, më 10 shtator dihej publikisht se pas gjashtë ditësh do të jepej aktgjykimi.

Ajo që nuk ishte publike ishte përmbajtja e vendimit dhe masa e dënimeve.

Më 16 shtator, Gjykata dënoi Thaçin dhe Krasniqin me nga 25 vite burg, Veselin me 18 vite dhe Selimin me 13 vite. Të katërt u shpallën fajtorë për krime lufte të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes. Gjykata nuk i shpalli fajtorë për krime kundër njerëzimit.

Prandaj deklarata e Vuçiçit merr rëndësi vetëm nëse ai kishte marrë informacion konkret për rezultatin dhe jo thjesht një parashikim politik se Thaçi mund të dënohej rëndë. Kjo është edhe pika që duhet sqaruar.aleksandar vuçiç hashim thaçi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kosova Dënimi i liderëve të UÇK-së/ Qeveria e Kosovës dritë jeshile nismës së PDK: S'ka pengesa për ndryshimin e Ligjit për Specialen 3 Tetor 2026, 08:4608:46Kosova Mesazh i fortë nga Uashingtoni për Kurtin: Uluni në negociata dhe zgjidhni Presidentin 2 Tetor 2026, 20:5020:50Kosova Përplasje për 'urgjencën' e Kuvendit në Kosovë 2 Tetor 2026, 20:0720:07Kosova Dështon takimi Kurti-Hamza për presidentin, PDK vendos kusht: Pa ndryshimet në ligjin për Specialen nuk ka diskutime 2 Tetor 2026, 19:5419:54Kosova Përleshje me thika në Zvicër, plagoset 24-vjeçari shqiptar; arrestohen 3 persona 2 Tetor 2026, 18:0918:09Kosova Tërmet në Prokurorinë Speciale, shkarkohet Blerim Isufaj; Dren Paca merr detyrën 2 Tetor 2026, 17:1917:19Kosova