Lajme Zone
Çështja e personave të zhdukur, Ambasada e Gjermanisë: Serbia të bashkëpunojë me Kosovën
BotëTelegrafi

Çështja e personave të zhdukur, Ambasada e Gjermanisë: Serbia të bashkëpunojë me Kosovën

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka kërkuar nga Serbia bashkëpunim të plotë me institucionet kosovare për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës së vitit 1999 dhe qasjen në dokumentacionin përkatës.

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka kërkuar nga Serbia bashkëpunim të plotë me institucionet kosovare për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës së vitit 1999 dhe qasjen në dokumentacionin përkatës.Deklarata e kësaj ambasade vjen pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kërkoi që Serbia të hapë dosjet e Brigadës së 37-të të Motorizuar të ish-Ushtrisë Jugosllave, e dyshuar për përfshirje në masakrat në Drenicë dhe pjesë të tjera të Kosovës. "Në vitin 2023, Kosova dhe Serbia, me lehtësimin e Bashkimit Evropian, ndërmorën një hap të rëndësishëm drejt zgjidhjes së rasteve të personave të zhdukur duke miratuar Deklaratën për Personat e Zhdukur, sipas së cilës u krijua Komisioni i Përbashkët për Personat e Zhdukur. Ndër detyrat e komisionit, pjesë e të cilit janë si Kosova ashtu edhe Serbia, është të sigurojë qasje në të gjithë dokumentacionin përkatës vendas dhe ndërkombëtar. Ne u kemi bërë thirrje të gjitha palëve të ofrojnë qasje në informacion të saktë dhe të besueshëm në lidhje me personat e zhdukur dhe varret masive të dyshuara", tha Ambasada e Gjermanisë në një përgjigje për Klankosova.tv.Ndër të tjera, kjo ambasadë thotë se pret që Serbia të bashkëpunojë me homologët e saj në Kosovë në përputhje me Marrëveshjen për Ndihmë të Ndërsjellë Ligjore."Ne presim që Serbia të bashkëpunojë plotësisht me homologët e saj të Kosovës në hetimet dhe gjyqet në vazhdim, në përputhje me Marrëveshjen për Ndihmë të Ndërsjellë Ligjore"./klankosova/