Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Cërrik, u kap me pushkë në makinë, arrestohet 22-vjeçari! Në pranga edhe pasagjeri (VIDEO)


Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Cërrikut. I riu u kap gjatë mesnatës në lagjen nr.3, teksa lëvizte me makinë.

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Cërrikut. I riu u kap gjatë mesnatës në lagjen nr.3, teksa lëvizte me makinë. Gjatë kontrollit 22-vjeçarit u gjet një pushkë automatike. LEXO edhe...EMRI/ U aksidentua nga një mjet në Elbasan, ndërron jetë në spital 83-vjeçari! Në kërkim drejtuesi i automjetit Në pranga ra edhe pasagjeri, 22-vjeç për moskallëzim të krimit. Policia njofton se sekuestroi armën e zjarrit 15 fishekë, automjeti dhe 2 celularë. “Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara gjatë punës operative, se një shtetas lëvizte i armatosur, në mesnatë, në lagjen nr. 3, Cërrik, specialistët e për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, finalizuan operacionin e koduar “Mesnata”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi F. M., 22 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi R. B., 22 vjeç, të dy banues në Pogradec. Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, u gjet në bagazh, 1 armë zjarri (pushkë automatike), që dyshohet se posedohej nga drejtuesi, shtetasi F. M., pa leje. Këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik, iu gjet municion luftarak. Ndërkaq, shtetasi R. B. dyshohet se ka patur dijeni për këtë veprimtari të kundërligjshme, dhe nuk ka kallëzuar”, njoftoi sot policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/A.Hl/ReportTv.al Elbasan cerrik arme pa leje Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 70.4% Jo 25.1% Nuk e di 4.5% Vota total: 334 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?