Lajme Zone
PolitikëShqiptarja

Çelet muzeu i ri në Gjirokastër/ Me gjatësi 800 metra dhe 59 dhoma, ky është tuneli bërthamor ku do “strehohej” byroja e komunizmit


Nën kalldrëmet e pazarit karakteristik, në zonën më të frekuentuar të Gjirokastrës, pas bashkisë, fshihet një nga sekretet më të mëdha të periudhës komuniste. Tuneli i ndertuar nga frika e luftes, është kthyer në muze, duke pritur qindra vizitorë. Ndër objektet e ekspozuara gjendet dhe një portret i diktatorit Enver Hoxha.

GJIROKASTER-Ky tunel u ndërtua në vitet ’70 për të strehuar Byronë Politike Komuniste, që i druhej një lufte bërthamore që nuk erdhi kurrë. Nga frika te kujtesa, ky tunel sot është kthyer në muze. Agjencia e Trashëgimisë Kulturore e ka kompletuar me dokumente, shtypin e kohës, etj. Në brendësi të këtij tuneli-muze janë ekspozuar uniformat që u përkisnin strukturave të ndryshme, duke nisur që nga ato ushtarake e deri te pardesytë famëkeqe gri, të cilat janë të gjitha origjinale. LEXO EDHE:Dosja K/ Hevzi Kqiku rrëfen historinë e familjes shqiptare mes komunizmit, Kosovës dhe Shqipërisë Nuk mungon as portreti i diktatorit Enver Hoxha, personi që ideoi dhe ndërtoi me dhjetëra bunkerë e tunele në mbarë vendin. Koordinatorja e muzeut, Albana Ismaili, e shpjegon kështu: “Duke qenë se ai (Enveri) ishte komandant i luftës, ne gjatë guidave brenda në tunel u flasim turistëve për periudhën e luftës dhe pas luftës, duke qenë se ai ishte strateg i luftës, gjithashtu edhe udhëheqësi i popullit shqiptar për 40 vite pas luftës. Besoj ka një pjesë të rëndësishme brenda në këtë tunel, sepse edhe vizitorët gjatë guidës shfaqin një interes të veçantë për portretin e tij, se është realizuar bukur, por edhe vetë si person, si udhëheqës i popullit shqiptar.” E pyetur për përshtypjet e turistëve, ajo tha se “disa prej tyre janë të informuar që Gjirokastra është vendlindja e diktatorit, por u bën më tepër përshtypje paranoja ose frika që ai kishte gjatë luftës ose për luftën e supozuar me Rusinë, gjë që çoi dhe në bunkerizimin e Shqipërisë dhe në ndërtimin e këtij tuneli ku ne jemi”. Sot, ky muze vizitohet nga turistë nga mbarë bota, të cilët njihen me historinë e objektit që ndodhet poshtë Pazarit Karakteristik, nga pas bashkisë, në zonën më të frekuentuar në Gjirokastër. “Është një bunker mjaft i bukur. Nuk mund ta besoj të gjithë historinë rreth tij. Shumë mbresëlënëse. Muzeun mezi po pres ta eksploroj. Dua të shoh të gjitha dhomat e tunelit apo qelitë, gjërat e ekspozuara këtu...”, shprehen turistët. Tuneli u ndërtua në fund të viteve ’70. Brenda tij ishte parashikuar të strehohej Byroja Politike, si dhe shtabi drejtues luftarak. Ka një gjatësi prej 800 metrash dhe në brendësi të tij ndodhen 59 dhoma. Share R.D/E.H/Shqiptarja.com TAG: muze Gjirokaster enver hoxha tunel Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Korigjuesi gjirokastrit: 08/09/2026 16:48 Tuneli ANTI BERTHAMOR jo tuneli berthamor! Përgjigju Gjendesh pranë vendngjarjes?

Na ndihmo për ta bëre më të plotë këtë lajm në Shqiptarja.com dhe Report TV, duke na dërguar dëshminë tënde dhe informacionet e tua. Dërgo një e-mail në [email protected] Na telefono dhe fol me gazetarët tanë në +355696007772 Dergo një mesazh, nje foto apo një video me Whatsapp në +355697004331 Ose ploteso formularin e mëposhtëm: Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.1% Magjistratëve 15.8% Nuk e di 6.2% Vota total: 1860 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?