DURRES- Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor rikthehet në Durrës. Edicioni i dytë nisi me një ceremoni tek ish- Vila e Zogut. Tema është “Periferia: Tranzicione pamore”, përmes së cilës vështrimi zhvendoset drejt hapësirave e historive që shpesh mbeten jashtë vemendjes. LEXO edhe...Zjarr në Gramëz të Krujës, flakët mbërrijnë deri tek aksi Thumanë-Kashar (VIDEO) 34 pavijone me 45 artistë nga vende të ndryshme të botës kane sjellë në Durrës perspektiva të ndryshme mbi periferinë, kujtesën, identitetin e jetën urbane. “Ka artistë nga Afrika dhe Azia, Zelanda e Re, etc duke i dhënë Bienales një dimension ndërkombëtar që e dërgon Durrësin në botë. “Periferia” simbolizon zhvillimin e atyre vendeve të cilat dikur ishin "periferi" ndërsa sot janë vende shumë të njohura, ashtu sikurse ka vende që dikur ishin shumë të rëndësishme ndërsa sot mund të konsiderohen "periferi", tha Massimo Scarinella kurator i Bineales. Krahas hapësirave të përfshira në shtegun e Bienales, këtë vit shtohen Galeria e Arteve, Muzeu Arkeologjik dhe Etnografik. Të gjitha veprat e artit do të jenë ekspozuara deri më 31 tetor. Kjo ndërthurje e artit bashkëkohor me trashëgiminë historike, arkeologjike, etnografike të qytetit krijon një dialog të veçantë mes së shkuarës dhe së tashmes, duke e shndërruar Durrësin në një pjesë aktive të përvojës së Bienales. Ne perfundim te ceremonise, u shperndanë çmimet, ku në vend të parë doli Arkond Canaj, dyti Krzysztof Gil dhe Eliza Hoxha e treta. Valbona Kapllani dhe Diego Masi moren cmimin e vecante dhe Shpresa Beqiri cmimin e karrieres. R.D/ReportTv.al bienalja e durresit Durres arti pamor Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.7% Jo 25% Jam i/e dyzyuar 5.3% Vota total: 2777 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?
