Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ndoqi nga afër barazimin 1-1 të skuadrës së tij në transfertën ndaj Sassuolos, por është larguar nga "Mapei Stadium" me një ndjesi të fortë zhgënjimi.
Pas mbërritjes në Itali, ku ndoqi nga afër edhe konferencën për shtyp të trajnerit Ruben Amorim, numri një i fondit "RedBird" nuk e ka pritur mirë atë që kuqezinjtë ofruan në fushën e lojës, duke evidentuar disa pika kritike në paraqitjen e tyre.
Në qendër të pakënaqësisë së Cardinale qëndron mungesa e qartësisë në fazën ofensive dhe brishtësia në prapavijë. Skuadra nuk arriti të ndërtonte një lojë sulmuese efikase, me sulmuesin kryesor, Gonçalo Ramos, i cili u shërbye shumë rrallë dhe pa cilësinë e duhur. Përveç kësaj, bosi i Milanit ka mbetur i pakënaqur edhe me vendosjen e mbrojtjes gjatë goditjeve standarde, një detaj që evidentoi dobësi të shumta në prapavijë.
Pas pauzës së kampionatit për shkak të angazhimeve të kombëtareve, drejtuesit prisnin të shihnin një tjetër ritëm. Cardinale priste të konfirmohej entuziazmi dhe vazhdimësia pas fitores bindëse në shtëpi kundër Leçes. Në atë takim, Milani kishte demonstruar një futboll dominues, vertikal dhe shumë ofensiv, pikërisht filozofia që kërkohet me ngulm nga trajneri Amorim. Megjithatë, përballë Sassuolos, skuadra bëri një hap të madh prapa në lidhje me atë çka ishte ndërtuar deri më tani.
Zhgënjimi i pronarit nuk lidhet vetëm me performancën e lojtarëve. Një tjetër burim nervozizmi kanë qenë edhe disa vendime të arbitrave gjatë ndeshjes.
Konkretisht, mosndëshkimi me karton të kuq i një ndërhyrjeje të ashpër të Lorientes ndaj mbrojtësit Gila është konsideruar si një gabim që ndikoi në menaxhimin e përgjithshëm të sfidës.
Pavarësisht kësaj situate, Cardinale vazhdon të ketë besim dhe vlerësim absolut për punën e trajnerit Ruben Amorim. Nga skuadra pritet një kthesë e shpejtë dhe e vendosur, pasi kualifikimi në edicionin e ardhshëm të Champions League është një objektiv emergjent.
Për të treguar mbështetjen e tij maksimale, Gerry Cardinale do të jetë i pranishëm sërish në shkallët e stadiumit për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Atalantës, duke rikonfirmuar se projekti sportiv dhe rikthimi te fitoret mbeten prioritetet kryesore të investimit të tij në klubin italian. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

