Dy shtetas turq janë arrestuar në Gjermani në lidhje me një zjarr në një bazë të rrjetit Starlink në Poloni, tha sot Ministri i Brendshëm polak, Marcin Kierwinski.
Ministri i Shërbimeve Speciale i Polonisë, Tomasz Siemoniak, tha se pas incidentit ishte Rusia.
Zyrtarë nga vende të ndryshme të BE-së kanë paralajmëruar prej muajsh se Rusia po kryen sabotime, sulme kibernetike dhe sulme të tjera hibride në të gjithë Evropën, me qëllim minimin e mbështetjes për Ukrainën.
Rusia i hedh poshtë këto akuza si të pabaza, duke i konsideruar ato, siç pretendon ajo, rezultat i histerisë anti-ruse. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

