Greqia po bëhet gati të vendosë kufizime të forta për përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën 15 vjeç. Projektligji i prezantuar nga qeveria pritet të votohet gjatë këtij muaji, ndërsa masat parashikohet të hyjnë në fuqi më 1 janar 2027. Rregullat do të prekin platforma si Instagram, Facebook dhe TikTok, ndersa Snapchat po shqyrtohet nëse do të përfshihet. Në bazë të rregullave të reja, kompanitë do të detyrohen të verifikojnë moshën e përdoruesve dhe të bllokojnë llogaritë e fëmijëve nën kufirin e përcaktuar. Për këtë qëllim, autoritetet do të përdorin edhe aplikacionin shtetëror “Kids Uallet”, i cili konfirmon moshën e përdoruesit. LEXO edhe...Në kërkim nga Shqipëria, arrestohet në Greqi 19-vjeçari turk që tentoi të vriste bashkatdhetarin në Sauk Sipas të dhënave të paraqitura nga ministri grek i Shëndetësisë, një në katër nxënës deklaron se përdor rrjetet sociale në mënyrë të tepruar, ndërsa një në pesë përjeton nervozizëm, pasiguri ose vështirësi në përqendrim, kur nuk ka akses në telefon. Xh.K/ReportTv.al greqi te miturit Rrjetet sociale face tiktok snapchat Komento Komente Sondazhi i ditës: Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet? Po 21% Jo 72.5% Nuk e di 6.6% Vota total: 167 Sondazhi i ditës: Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet?

