Lajme Zone
‘Pasqyra e Çmimeve’/ Deputeti Muçi: Manovër propagandistike, s’i shërben askujt! Gazetarja Gjediku: Mund ta ketë zanafillën nga Lufta në Lindjen e Mesme, synohet nxitja e konkurrencës
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

‘Pasqyra e Çmimeve’/ Deputeti Muçi: Manovër propagandistike, s’i shërben askujt! Gazetarja Gjediku: Mund ta ketë zanafillën nga Lufta në Lindjen e Mesme, synohet nxitja e konkurrencës

Në studion e emisionit ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv u diskutua për platformën “Pasqyra e Çmimeve”, e cila është zyrtarisht në funksion me 238 produkte ushqimore dhe higjienike. Gjatë fjalës së saj, gazetarja Eliza Gjediku tha se formula në bazë të së cilës është ngritur kjo platformë bazohet në argumentin e Qeverisë se duke bërë transparente çmimet në bazohet në argumentin e Q

Në studion e emisionit ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv u diskutua për platformën “Pasqyra e Çmimeve”, e cila është zyrtarisht në funksion me 238 produkte ushqimore dhe higjienike. Gjatë fjalës së saj, gazetarja Eliza Gjediku tha se formula në bazë të së cilës është ngritur kjo platformë bazohet në argumentin e Qeverisë se duke bërë transparente çmimet në bazohet në argumentin e Qeverisë se duke bërë transparente çmimet në çdo moment, do të nxitet konkurrenca, që do të çojë në uljen e çmimeve. LEXO edhe...Prezantohet ‘Pasqyra e Çmimeve’, 212 produkte me çmime fikse deri në janar! Rama: 1 mijë artikuj brenda vitit në platformë, gjoba kush spekulon Sipas gazetares Gjediku, kjo nismë e cila u bë publike sëfundmi, mund ta këtë zanafillën që me luftën në Lindjen e Mesme. Luhatja e vazhdueshme e çmimeve pas luftës në Lindjen e Mesme, sipas gazetare, i kishte shqetësuar institucionet në Shqipëri. Duke sjellë në vëmendje nisjen e luftës mes Rusisë e Ukrainës, ajo tha gjithashtu se Bordi i Transparencës për produktet e shportës ushqimore gjatë vitit 2022 nuk funksionoi. “Formula në bazë të së cilës është ngritur kjo platformë, bazohet në argumentin e Qeverisë se duke bërë transparente çmimet në çdo moment, ne do të nxisim konkurrencën, e cila mund të çojë në ulje çmimesh. Kjo nismë që u bë publike tani, dyshoj shumë që e ka gjenezën nga lufta në Lindjen e Mesme. Është një gjë që i kishte shqetësuar institucionet. E kemi provuar Bordin e Transparencës për produktet e shportës ushqimore gjatë vitit 2022 me luftën në Ukrainë, nuk funksionoi”, tha mes të tjerash Gjediku. Nga ana tjetër, deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, tha se ‘Pasqyra e Çmimeve’ është një tentativë për të tërhequr vëmendjen drejt diçkaje të pavlerë. Duke e cilësuar si manovër propagandistike, Muçi tha se me ‘Pasqyrën e Çmimeve’, kryeministri Edi Rama nuk u ka bërë asnjë shërbim shqiptarëve. Sipas tij, vendosja e minimumit jetik do i jepte zgjidhje një problemi madhor në Shqipëri, që askush të mos vuante për produktet bazë ushqimore. “Një tentativë për të tërhequr vëmendjen drejt diçkaje të pavlerë. Sepse pasqyrën e çmimeve e dimë të gjithë. Kjo si manovër propagandistike më kujton atë që ka ndodhur me kryebashkiakun e Nju Jorkut. Mund t’i subvenciononte bashkia çmimet e produkteve, siç ndodh në SHBA. Kjo këtu është thjeshtë një pasqyrë sesi janë çmimet në 5 supermarkete. Do të duhet të flisnim për projektligjin për minimunin jetik. Për çmimet e fiksuara që flitet këtu, ai e ka blerë mallin në qershor dhe me atë çmim do e shesë në janar. Këtu funksionon mekanizmi i tregut për përllogaritjen e çmimeve. Ky ka bërë një pasqyrë tani sesi në 5 supermarkete luhaten çmimet. Ky është shërbimi i madh që u ka bërë shqiptarëve?”, tha Muçi. R.Xh/ReportTv.al lufta në Iran lufta ne lindjen e mesme redi muci eliza gjediku rritja e cmimeve pasqyra e cmimeve repolitix Komento Komente Sondazhi i ditës: Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet? Po 22.4% Jo 72.1% Nuk e di 5.5% Vota total: 272 Sondazhi i ditës: Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet?