Lajme Zone
“Bleva hurma të thata, dolën me larva brenda”/ Qytetarja denoncon produktin e blerë në Big Market
SportJOQ Albania

“Bleva hurma të thata, dolën me larva brenda”/ Qytetarja denoncon produktin e blerë në Big Market

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast shqetësues me një produkt ushqimor të blerë në rrjetin e supermarketeve Big Market.

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast shqetësues me një produkt ushqimor të blerë në rrjetin e supermarketeve Big Market.

Bëhet fjalë për një paketim me hurma të thata të markës “Palma”, me peshë 200 gramë, me origjinë nga Tunizia. Sipas denoncueses, pasi ka hapur produktin, ka konstatuar insekte dhe forma që duken si larva brenda frutave.

Në fotot dhe videon e dërguar në redaksi shihen hurmat e hapura, ku dallohen trupa të vegjël brenda frutave. Pamjet ngrenë shqetësime për gjendjen e produktit dhe kërkojnë verifikim nga autoritetet përgjegjëse për sigurinë ushqimore.

“Ju lutem, publikojeni. Po na helmojnë fëmijët”, shkruan qytetarja në mesazhin drejtuar redaksisë.

Rasti ngre pikëpyetje mbi kushtet e ruajtjes dhe kontrollin e produktit përpara se të mbërrijë te konsumatori. Megjithatë, shkaku i pranisë së insekteve dhe nëse problemi lidhet me prodhimin, transportin apo ruajtjen duhet të përcaktohen përmes verifikimeve përkatëse.

JOQ Albania publikon denoncimin dhe pamjet e dërguara nga qytetarja, ndërsa kërkohet verifikimi i rastit nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU). Redaksia mbetet e hapur për reagimin e Big Market dhe të kompanisë importuese lidhur me pretendimet e ngritura. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)