Lajme Zone
Burri vjedh shishen e “Hendrick’s ” dhe largohet, pronari: Eja paguaje ose do të denoncoj
Të tjeraJOQ Albania

Burri vjedh shishen e “Hendrick’s ” dhe largohet, pronari: Eja paguaje ose do të denoncoj

Një pronar marketi i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast vjedhjeje të ndodhur në biznesin e tij.

Një pronar marketi i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast vjedhjeje të ndodhur në biznesin e tij.

Sipas denoncimit, një person, fytyra e të cilit duket qartë në kamerat e sigurisë, ka marrë një shishe gin të markës “Hendrick’s” dhe është larguar nga marketi pa kryer pagesën.

Pronari i biznesit i bën thirrje personit që të paraqitet për të paguar produktin e marrë, duke i lënë një afat prej 24 orësh për ta zgjidhur situatën.

Ai paralajmëron se, nëse personi nuk paraqitet brenda këtij afati, pamjet filmike do t’i dorëzohen Policisë për të vijuar me procedurat përkatëse.

Tashmë, personi në fjalë ka mundësinë ta zgjidhë këtë çështje duke paguar produktin, përpara se rasti të ndiqet më tej nga autoritetet.