Lajme Zone
Përfundon riparimi i defektit në linjën kryesore të ujësjellësit në Vlorë, nis furnizimi normalisht të premten
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Përfundon riparimi i defektit në linjën kryesore të ujësjellësit në Vlorë, nis furnizimi normalisht të premten

Ka përfunduar riparimi i defektit të rëndë në linjën kryesore të furnizimit me ujë, me diametër 700 mm, në lagjen “10 Korriku”. Lajmi është bërë i ditur nga Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë.

Ka përfunduar riparimi i defektit të rëndë në linjën kryesore të furnizimit me ujë, me diametër 700 mm, në lagjen “10 Korriku”. Lajmi është bërë i ditur nga Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë.

Sipas njoftimit, përmasat e avarisë dhe vështirësitë teknike gjatë ndërhyrjes bënë që punimet të zgjasnin më shumë se sa ishte parashikuar. Ekipet teknike kanë punuar pandërprerë në terren për riparimin e plotë të linjës dhe rikthimin e shërbimit.

Pas përfundimit të ndërhyrjes, ka nisur furnizimi me ujë përmes linjës 24-orëshe. Ndërkohë, normalizimi i furnizimit me ujë për pjesën tjetër të qytetit të Vlorës pritet të realizohet gjatë mëngjesit të ditës së nesërme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet