Lajme Zone
'Bujrum, dialog pa kushte', Rama i përgjigjet 21 organizatave të shoqërisë civile: Distancohuni qartë nga dhuna dhe maskarada pseudo-studentore
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

'Bujrum, dialog pa kushte', Rama i përgjigjet 21 organizatave të shoqërisë civile: Distancohuni qartë nga dhuna dhe maskarada pseudo-studentore

Kryeministri Edi Rama ka ftuar organizatat e shoqërisë civile të marrin nismën për dialog mes qeverisë dhe protestuesve, duke garantuar se është i gatshëm të ulet në bisedime në çdo kohë, në çdo vend dhe pa kushte. Por ftesën e ka shoqëruar me një kërkesë të drejtpërdrejtë: organizatat të distancohen nga dhuna gjatë protestave, zjarrvëniet ndaj institucioneve dhe keqpërdorimi i të miturve. Reagimi

Kryeministri Edi Rama ka ftuar organizatat e shoqërisë civile të marrin nismën për dialog mes qeverisë dhe protestuesve, duke garantuar se është i gatshëm të ulet në bisedime në çdo kohë, në çdo vend dhe pa kushte. Por ftesën e ka shoqëruar me një kërkesë të drejtpërdrejtë: organizatat të distancohen nga dhuna gjatë protestave, zjarrvëniet ndaj institucioneve dhe keqpërdorimi i të miturve. Reagimi vjen pasi 21 organizata të shoqërisë civile u bënë thirrje përfaqësuesve të politikës dhe drejtuesve të shtetit të shmangin retorikën nxitëse, të krijojnë hapësirë për dialog dhe të mbrojnë të drejtën e protestës paqësore, jetën dhe dinjitetin e çdo personi. LEXO edhe...E rëndë në Kamëz/ Vriten me armë zjarri dy vëllezërit, plagoset i treti! Sherr pas një konflikti, pranga autorit (EMRAT) “Respektimi i të drejtës së protestës paqësore. Mbroni jetën dhe dinjitetin e çdo personi. Asnjë jetë nuk duhet vënë në rrezik”, thuhet në tekstin e firmosur nga organizatat, mes të cilave janë Civil Rights Defenders Shqipëri, SCiDEV, Rrjeti AWEN, BIRN Albania, Citizens.al, Qendra Amfora dhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë. Rama ka publikuar në Facebook një pjesë të deklaratës së tyre, duke u kërkuar të japin vetë shembullin e dialogut. Në të njëjtën kohë, ai ka mbrojtur qëndrimin e policisë, duke argumentuar se protestuesit paqësorë rrezikohen nga personat e dhunshëm dhe jo nga forcat e rendit. Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama: “Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe për sa i takon qeverisë ne do të jemi aty. E ndërkohë distancohuni qartë nga dhuna, gurët, zjarrvënia e institucioneve, keqpërdorimi i të miturve, që të ndihmoni kësisoj edhe protestuesit paqësorë të ushtrojnë të drejtën e tyre, e cila nuk rrezikohet nga policia po nga dhunuesit që i prijnë maskaradës pseudo-studentore. Dhe po, të respektojmë të gjithë bashkë të drejtën e protestës paqësore - nga dhunuesit në krye të protestës! Ta mbrojmë të gjithë bashkë jetën dhe dinjitetin e çdo personi - nga dhuna dhe manipulimi! Asnjë jetë nuk duhet vënë në rrezik dhe asnjë lojë nuk duhet bërë me jetën e vendit. Bujrum, DIALOG. Ku të doni. Kur të doni. Pa kushte.” U.D/ReportTv.al edi rama protestat kunder qeverise Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.5% Disi 3.5% Vota total: 6776 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?