Lajme Zone
Bujar Leskaj: Ripërtëritja do të ketë sukses nëse i rikthehemi parimeve të Rithemelimit
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Bujar Leskaj: Ripërtëritja do të ketë sukses nëse i rikthehemi parimeve të Rithemelimit

Ripërtëritja reale ndodh kur ulesh me këmbë në tokë dhe jo kur shkëputesh nga realiteti. Kur falsiteti demaskohet e luftohet realisht. Politika nuk bëhet vetëm në zyra, konferenca për shtyp, deklarata të përhershme, rrjete sociale apo fjalime. Vlera e vërtetë është tek marrëdhënia me njerëzit.

Një parti politike nuk ripërtërihet thjesht duke ndryshuar disa emra, duke afruar disa njerëz më të rinj apo duke zëvendësuar një brez me një tjetër. Ripërtëritja e vërtetë është shumë më e vështirë. Është rikthim te parimet, te besimi, te mënyra se si merret vendimi dhe, mbi të gjitha, te arsyeja përse partia ekziston dhe meriton të ekzistojë. Për Partinë Demokratike, kjo është edhe më e rëndësishme. Rithemelimi lindi si një kërkesë për ndryshim të mënyrës së funksionimit të partisë, për më shumë demokraci të brendshme, për rikthimin e sovranitetit të anëtarësisë, për hapjen e strukturave dhe për një parti ku kontributi politik të kishte më shumë peshë se afërsia personale me drejtuesit. LEXO edhe...PD: Pasiguria ushqimore në Shqipëri është shumë më e lartë se në rajon Sot, nëse flasim për Ripërtëritje, duhet të kemi guximin të pyesim se sa prej këtyre parimeve të Rithemelimit janë bërë realitet. Nëse përgjigjja është se shumë prej tyre ende nuk zbatohen, atëherë problemi nuk zgjidhet duke quajtur “Ripërtëritje” një ndryshim brezash. Një parti mund të ketë drejtues të rinj në moshë dhe të vazhdojë të funksionojë me zakone të vjetra. Pikërisht këtë gjë synonte Rithemelimi dhe duhet të ketë devizë PD. a. Ripërtëritje e vlerave, jo vetëm e moshave PD, pa diskutim që ka nevojë për njerëz të rinj. Por më shumë se për mosha të reja, Partia Demokratike ka nevojë për mentalitet të ri politik. Një demokrat 25-vjeçar, nëse mendon dhe vepron sipas të njëjtës kulturë politike të mbyllur apo që demonstrojnë një pjesë e atyre që janë pranë zyrave qendrore, nuk përbën domosdoshmërisht ripërtëritje. Ndërsa një demokrat me përvojë, i sprovuar në fushata, që ka një biografi politike, nëse pranon hapjen, konkurrencën, kritikën dhe demokracinë e brendshme, duhet të jetë pa asnjë ekuivok pjesë e Ripërtëritjes. Sa më demokratike, sa më e hapur, sa më konkurruese është bërë partia? Sa është zbatuar parimi i meritokracisë? Dhe nuk duhet të kufizohemi veç në shprehjen që u “ripërtërimë me të rinj në moshë!” Rithemelimi duhet të rikthehet te ajo që kërkuam në vitin 2021: Anëtari të mos jetë numër në ditën e votimit, por të ketë zë në përcaktimin e kandidaturave, të drejtimit dhe të politikave të partisë. b- Hapje reale dhe jo gjysëmhapje PD nuk ka nevojë për një hapje që ndryshon realisht mënyrën se si funksionon. Dyert duhet të jenë të hapura për njerëz që vijnë edhe nga jashtë strukturave tradicionale, për profesionistë, intelektualë, sipërmarrës, të rinj, gra, njerëz me eksperiencë dhe qytetarë që nuk kanë qenë më parë pjesë e politikës. Por hapja ka kuptim vetëm nëse këta njerëz mund të konkurrojnë dhe të kenë mundësi reale për të marrë përgjegjësi. Përndryshe, hapja ngelet në letra. Nnë rast se duam dhe synojmë një parti fituese atëherë udhëheqja e partisë nuk duhet të ketë frikë nga njerëzit e rinj. Duhet të ketë frikë nga mungesa e njerëzve të rinj dhe të mos përdorë truke që t’i largojë, zhgënjejë,apo të zbatojë kritere klienteliste në segmente të caktuara. c. Demokracia brenda partisë është kusht për të kërkuar demokraci jashtë saj Nuk mund t'u kërkojmë qytetarëve të besojnë te demokracia nëse brenda partisë sonë nuk e praktikojmë atë. Kjo do të thotë zgjedhje të brendshme reale, transparencë në vendimmarrje, debat të lirë, konkurrencë të ndershme dhe të drejtë për të shprehur mendime ndryshe pa u konsideruar automatikisht kundërshtar. d. Kritika nuk është domosdoshmërisht tradhti. Kundërshtimi nuk është armiqësi dhe as mendimi ndryshe nuk është përçarje. Përkundrazi, një parti që nuk duron kritikën e brendshme dobësohet përpara se të përballet me kundërshtarin politik. PD duhet të krijojë një kulturë ku drejtuesit të mos rrethohen vetëm nga ata që u thonë atë që duan të dëgjojnë. Drejtuesit e PD kanë më shumë nevojë për ata që u thonë të vërtetën sesa për ata që u tregojnë se sa madhështorë janë. Ripërtëritja reale ndodh kur ulesh me këmbë në tokë dhe jo kur shkëputesh nga realiteti. Kur falsiteti demaskohet e luftohet realisht. Politika nuk bëhet vetëm në zyra, konferenca për shtyp, deklarata të përhershme, rrjete sociale apo fjalime. Vlera e vërtetë është tek marrëdhënia me njerëzit. e. Meritokracia duhet të bëhet rregull, jo premtim Një tjetër parim i domosdoshëm i Ripërtëritjes është meritokracia, të cilën e trajtova në pjesën e dytë. Kush punon duhet të ketë mundësi të ecë përpara. Kush kontribuon duhet të vlerësohet. Kush ka aftësi duhet të marrë përgjegjësi. Dhe kush ka dështuar duhet të ketë kurajën të bëjë një hap pas. Jo me mllef, por me tolerancë e qytetari. Sepse përvoja dhe energjia e re duhet të bashkohen e jo të përplasen. PD nuk mund ta përballojë luksin që një brez të mendojë se tjetri duhet të largohet për t'i hapur rrugë. Duhet të ndërtohet një ekuilibër ku përvoja të jetë kapital dhe rinia të jetë energji krijuese e, nga ky bashkëveprim partia të jetë fituese. f. Parti e institucioneve Një parti serioze nuk mund të varet pafundësisht nga individë, sado të rëndësishëm të jenë. PD ka nevojë për institucione funksionale, rregulla të qarta dhe mekanizma që nuk ndryshojnë sipas interesave të momentit. Nëse duam të jemi alternativë qeverisëse, duhet të tregojmë që dimë të qeverisim fillimisht veten. Kjo kërkon transparencë, llogaridhënie të drejtuesve, rregulla të qarta për kandidaturat, procedura demokratike dhe përgjegjësi për rezultatin. Kush kërkon votën e qytetarit duhet të pranojë edhe votën, mendimin dhe verdiktin e anëtarit. Partia që nuk pranon gabimet e veta nuk mund të bindë askënd se do të qeverisë ndryshe. Ripërtëritja kërkon të heqim dorë nga lustrimi i realitetit partiak, gënjimi i vetes. Nuk mjafton të themi se jemi më të mirët, por duhet të bëhemi më të mirë. Nuk mjafton të themi se jemi demokratë, por duhet të sillemi si demokratë. Nuk mjafton të flasim për Perëndimin. Duhet të përfaqësojmë vlerat mbi të cilat është ndërtuar Perëndimi. Ripërtëritja është e vërtetë kur të gjithë demokratët besojnë dhe veprojnë nën moton e filozofinë “Dielli lind andej nga perëndon”! Në çdo rast e situatë.Pra, kur nuk kemi frikë të pranojmë se kemi gabuar, se kemi humbur kohë, se kemi bërë hapa prapa dhe se duhet të ndryshojmë drejtim dhe të mos këmbëngulim në disa gabime. Nëse duam të jemi një parti perëndimore e europiane, duhet të sillemi si një parti perëndimore e europiane. Jo vetëm të kërkojmë Europën për Shqipërinë, por të sjellim standardin europian në mënyrën se si funksionojmë vetë. Të mos ndërtojmë një PD të re me zakonet e vjetra. g. Të mos e ngatërrojmë besnikërinë me bindjen Një prej sëmundjeve më të rrezikshme të partive politike, nga e cila nuk ka shpëtuar pa u infektuar edhe PD, është kultura e bindjes absolute. Partia Demokratike nuk duhet të kërkojë njerëz që thonë gjithmonë “Po”! Duhet të kërkojë njerëz që dinë të thonë edhe “Jo”, kur mendojnë se kjo i shërben interesit të përbashkët. Dhe kundërshtinë e tyre ta argumentojnë. Besnikëria ndaj PD nuk matet me heshtjen përballë gabimit. Besnikëria e vërtetë është të kesh kurajën ta kritikosh partinë dhe kryetarin e saj për ta shpëtuar nga gabimi. Kjo është edhe arsyeja pse Ripërtëritja duhet të shoqërohet me tolerancë. Nuk mund të ndërtohet një PD e re duke krijuar armiq të rinj brenda saj.Ata që kanë kontribuar, edhe nëse nuk kanë qenë gjithmonë në të njëjtën linjë me drejtimin, duhet të vlerësohen për kontributin e tyre. Kritika është alarmi që na tregon se ku po gabojmë. Kritika, debati dhe mendimi ndryshe janë pasuri. Një PD fituese nuk ndërtohet duke përjashtuar. Për të fituar zgjedhjet, ka nevojë edhe për ata që nuk votojnë më për të; për të zhgënjyerit; të pavendosurit; qytetarët që janë lodhur nga politika; profesionistët që nuk e shohin më veten në politikë; të rinjtë që mendojnë se vendi i tyre është jashtë Shqipërisë, por në asnjë rast të largimit nga qëndrestarët. Pra, PD duhet të bëhet më e madhe se elektorati i saj tradicional, duke respektuar maksimalisht militantët , mbështetësit e kohëve të vështira. Kjo nuk arrihet duke bërtitur më fort ndaj kundërshtarit,apo të ngelemi peng i lojës dhe rengjeve të sektit Rama.Arrihet duke bindur qytetarin se ekziston një alternativë më e mirë dhe PD e Ripërtërirë është kjo alternativë. Ripërtëritja e bazuar në parimet e Rithemelimit ( çuditërisht duket sikur po harrohen parimet e Rithemelimit )duhet të jetë një marrëveshje e re brenda PD-së,midis përvojës dhe energjisë; historisë dhe së ardhmes. Ne , demokratët, të gjithë urojmë e duhet të punpjmë që PD të ketë kujtesë historike të jetë një marrëveshje e sinqertë mes atyre që e kanë ndërtuar partinë , forcuar atë, rezistuar në kohë të vështirs dhe atyre që duan të kontribuojnë për më tej. Dhe mbi të gjitha, një marrëveshje mbi parimet dhe një kulturë të re politike, mbi themelet e Rithemelimit. Nëse Rithemelimi ishte një thirrje për rikthimin e partisë te anëtari, demokracia, hapja, konkurrenca dhe meritokracia, atëherë Ripërtëritja duhet të jetë çasti kur këto parime kalojnë nga fjalët në praktikë. Dhe nëse kjo Ripërtëritje ndërtohet mbi demokracinë e brendshme, hapjen reale, meritokracinë, tolerancën, përgjegjësinë dhe respektin për anëtarin, Vlerat mbi të cilat u ngrit Rithemelimi, atëherë Ripërtëritja do të jetë fillimi i rikthimit të PD-së si një forcë serioze, konkurruese dhe fituese. Një parti që kërkon të ndryshojë Shqipërinë duhet të fillojë duke ndryshuar mënyrën se si sillet me anëtarët dhe simpatizantët e saj, sesi i redpekton ata dhe qytetarët. Në mendimin tim Ripërtëritja është rikthimi te arsyeja përse u kërkua Rithemelimi në PD. Ndërsa parimet e Rithemelimit, të zbatuara në praktikë, duhet të bëhen themeli i një PD-je të re, më demokratike,më të hapur, më tolerante, më moderne, më pranë qytetarit, me më tepër meritokraci dhe, mbi të gjitha, më e aftë për të fituar besimin e shqiptarëve. Ripërtëritje do të thotë që trupit tonë t’i japim një shpirt të ri, shpirtin që mendonim se po kërkonim , të gjithë bashkë ,kur nisëm Rithemelimin dhe kur ecëm bashkë ( pavarësisht nga koha e afrimit , të hapur e tolerantë ,por kurrsesi jo ti harrojmë demokratët e thjeshtë , të ndershëm e guximtarë që ishin mbështetësit e muajve të parë të tij , në foltoret e takimet në Shqipëri) V.O Përmes një postimi të bërë para disa javësh, një zë i fortë dhe intelektual i shquar në diasporë, mbështetës i palëkundur intelektual dhe moral i Partisë Demokratike dhe, në veçanti, i Rithemelimit, Dr. Milaim Nelaj, u përcillte drejtuesve të Partisë Demokratike një mesazh të qartë: t’u riktheheshin vlerave dhe parimeve të Rithemelimit të Partisë Demokratike. Duke u nisur dhe nxitur nga ai postim i Dr. Milaim Nelës, dhe si vijim i sugjerimeve të tij për rikthimin te parimet e Rithemelimit, u përpoqa të përcjell këto tri shkrime, të cilat, në thelb, duhen lexuar si një e vetme: 1. Parti statike apo parti dinamike, sfida e ripërtëritjes së Partisë Demokratike 2. Meritokracia dhe partia dinamike 3. Ripërtëritja do të ketë sukses nëse i rikthehemi parimeve të Rithemelimit Tri shkrime, por një mesazh i vetëm: Partia Demokratike ka nevojë për ripërtëritje, dhe ajo do të jetë e suksesshme nëse bazohet tek meritokracia dhe nëse rikthehet te vlerat dhe parimet që frymëzuan/sollën Rithemelimin./ Marrë nga profili i Facebook Xh.K/ReportTv.al PD Rithemelimi bujar leskaj Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 51.3% Keq 34.2% Nuk e di 14.5% Vota total: 476 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?