Lajme Zone
SHBA heq Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit
BotëReport TV

SHBA heq Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit

Siria nuk i nënshtrohet më kufizimeve të parashikuara nga rregulloret amerikane për qeveritë e vendeve të përcaktuara si sponsorizuese të terrorizmit.

Shtetet e Bashkuara kanë hequr Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit, në një tjetër hap të administratës së presidentit Donald Trump për lehtësimin e sanksioneve ndaj qeverisë së re siriane, pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Asadit. Sipas Zyrës së Kontrollit të Aseteve të Huaja, Siria nuk i nënshtrohet më kufizimeve të parashikuara nga rregulloret amerikane për qeveritë e vendeve të përcaktuara si sponsorizuese të terrorizmit. LEXO edhe...Operacioni i SHBA për izolimin financiar, reagon Irani: Jemi gati, dimë si ta luajmë lojën Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha në një deklaratë se veprimi u “ndërmor në njohje të veprimeve pozitive të ndërmarra dhe angazhimeve të mëtejshme” nga presidenti Ahmed al-Sharaa për të “distanguar plotësisht Sirinë nga aktet e terrorizmit ndërkombëtar”. Al-Sharaa e mirëpriti vendimin në një deklaratë për X. Ai falënderoi Trumpin dhe tha se Siria po hiqte një “faqe nga e kaluara e saj e dhimbshme, në mënyrë që të nisej në sferën e zhvillimit dhe rindërtimit”. Siria ishte në listen e zezë që nga viti 1979, kur Uashingtoni akuzoi qeverinë e ish-Presidentit Hafez al-Assad për mbështetjen e grupeve të armatosura. Ky përcaktim mbeti në fuqi gjatë gjithë sundimit të djalit të tij, Bashar al-Assad, i cili u rrëzua nga rebelët e udhëhequr nga al-Sharaa në dhjetor 2024. Xh.K/ReportTv.al Ahmed al-Sharaa SHBA Siri marco rubio donald trump Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 53.2% Keq 33.3% Nuk e di 13.5% Vota total: 564 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?