Lajme Zone
Brruna e Vlorës vjedh ushqimin e qenve të rrugës, lë pa çati mbi kokë të mjerët e pastrehë
PolitikëJOQ Albania

Brruna e Vlorës vjedh ushqimin e qenve të rrugës, lë pa çati mbi kokë të mjerët e pastrehë

Përpara se të nxitoni të mendoni se Bruna Mersini e Bashkisë Vlorë meriton ndonjë çmim ndërkombëtar për mbrojtjen e kafshëve, le të ndalemi te llogaritë. Në këtë qytet ku kafshët vriten nga bashkia, hapen tendera për ushqimin e tyre që përkthehen në para për xhepat e drejtorëve të bashkisë.

Bashkia Vlorë ka vendosur se tenderi për ushqimin e qenve të strehës do të kushtojë më shumë se çatia mbi kokë e njerëzve të harruar. Paratë për ushqimin e kafshëve në fakt përkthehen në para për barqet e pangopura të drejtorëve të Brunës.

Në tenderët e fundit të publikuar, nga njëra anë Bruna ka vënë në dispozicion rreth 21 milionë lekë pa TVSH për të siguruar ushqimin e përditshëm të qenve për një vit të plotë. Për "përmirësimin e kushteve të banimit të komuniteteve të varfra dhe të pafavorizuara", fondi i lënë mënjanë është më i vogël se ai i kokrrave të qenve.

Po, e lexuat saktë, duke kamufluar nevojat e qenve dhe ushqimin për ta (lekët e të cilit do i fusin në xhep), vlejnë më shumë në syrin e Bashkisë sesa jeta e qytetarëve të saj më në nevojë.

Nuk po flasim për ndonjë luks estetik modern, por projekti për banesat sociale kërkon punime nga e para, prishje muresh, ndërtim çative të reja që fusin ujë, dyer, dritare, deri te kushtet elementare hidraulike dhe sanitare.

Ironia bëhet edhe më thumbuese kur kupton se kjo nuk është thjesht një faturë e izoluar ushqimi. Përpara kësaj, Vlora hapi tenderë për kafaze dhe infrastrukturën e strehës, duke dëshmuar se për kafshët xhepi i bashkisë nuk kursen asgjë duke qenë se janë shumë të preokupuar për katërputroshët që i eliminojnë nga rruga. Por kur vjen puna te njerëzit, peshorja e prioriteteve kthehet mbrapsht.

Në Vlorë, duket se është më e lehtë t'u gjesh ushqim qenve sesa një çati atyre që vuajnë varfërinë ekstreme.