Lajme Zone
Britania, Franca dhe Kanadaja vendosin sanksione tregtare ndaj kolonive hebreje në Bregun Perëndimor, Londra: Atje po ndodh spastrim etnik! Izraeli: Mbyllim konsullatën britanike në Jeruzalem
PolitikëReport TV

Britania, Franca dhe Kanadaja vendosin sanksione tregtare ndaj kolonive hebreje në Bregun Perëndimor, Londra: Atje po ndodh spastrim etnik! Izraeli: Mbyllim konsullatën britanike në Jeruzalem

Londra ndalon importin e produkteve nga kolonitë izraelite në Bregun Perëndimor. Autoriteti Palestinez e përshëndet vendimin, ndërsa Tel Avivi paralajmëron masa hakmarrëse.

Britania e Madhe, Franca dhe Kanadaja janë mes 12 vendeve që kanë vendosur sanksione tregtare ndaj kolonive izraelite në Bregun Perëndimor, në një lëvizje që synon të rrisë presionin ndaj Izraelit për politikën e vendbanimeve në territoret e pushtuara. Ministri i Jashtëm britanik, Ed Miliband, deklaroi në Parlament se "në disa zona të Bregut Perëndimor po ndodh spastrim etnik i palestinezëve", duke shtuar se masat janë "kundër kolonive" dhe "sjelljes së qeverisë izraelite", por "jo kundër popullit izraelit", me të cilin Britania, sipas tij, "ka lidhje të pazgjidhshme". LEXO edhe...Defekt teknik paralizon trafikun ajror në Britani, bllokohen nisjet e fluturimeve në 10 aeroportet kryesore të vendit! Londra njoftoi se do të ndalojë importin e mallrave që prodhohen në kolonitë izraelite në Bregun Perëndimor. Autoriteti Kombëtar Palestinez e cilësoi vendimin e 12 vendeve si "një hap të rëndësishëm konkret" drejt mbajtjes së përgjegjësisë për sistemin e kolonive dhe tha se ai tregon mosnjohjen e situatës së krijuar nga pushtimi. Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm izraelit Gideon Sa'ar i quajti deklaratat britanike "skandaloze dhe të rreme" dhe njoftoi se Izraeli "do të mbyllë konsullatën britanike në Jerusalem". Ai paralajmëroi gjithashtu masa të tjera ndaj Britanisë, duke deklaruar: "Kush vepron kundër Izraelit, Izraeli do të veprojë kundër tij". Mes 12 vendeve që vendosën sanksione tregtare janë edhe Danimarka, Finlanda, Islanda, Irlanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Spanja dhe Suedia. U.D/ReportTv.al Bregu Perëndimor Izrael lufta ne lindjen e mesme Britani e Madhe Gideon Sa'ar Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.1% Magjistratëve 15.7% Nuk e di 6.2% Vota total: 1861 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?