Lajme Zone
Britani e Madhe/ Pas dy vitesh në pushtet si kryeministër, Starmer i jep lamtumirën Downing Street, Burnham merr drejtimin të hënën
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Britani e Madhe/ Pas dy vitesh në pushtet si kryeministër, Starmer i jep lamtumirën Downing Street, Burnham merr drejtimin të hënën

Pas takimit me ministrat, Starmer do të paraqitet në parlament për përballjen e fundit me lideren e opozitës, Kemi Badenoch, në seancën e Pyetjeve të Kryeministrit

Keir Starmer do të zhvillojë këtë të mërkurë mbledhjen e fundit të kabinetit në Downing Street, duke i dhënë fund mandatit të tij si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar. Pas takimit me ministrat, Starmer do të paraqitet në parlament për përballjen e fundit me lideren e opozitës, Kemi Badenoch, në seancën e Pyetjeve të Kryeministrit (PMQ). LEXO edhe...Vritet në banesën e saj ish-deputetja dhe ish-ministrja e njohur britanike! Gjendet me plagë të rënda në trup Kjo do të jetë gjithashtu seanca e fundit përpara pushimeve verore të parlamentit, i cili ndërpret punimet të enjten dhe nuk rikthehet deri në shtator. Mediat britanike raportojnë se gjatë mbledhjes së kabinetit, bashkëpunëtorët e tij do ta përshëndesin me një kartolinë dhe një dhuratë simbolike, që mendohet të jetë një orë tavoline. Ndërkohë, Andy Burnham pritet të marrë detyrën e kryeministrit të hënën e ardhshme. Konservatorët kanë kritikuar vendimin për të mos zgjatur punimet e parlamentit, duke argumentuar se kryeministri i ri nuk do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve për më shumë se gjashtë javë pas marrjes së detyrës. Nga ana tjetër, ekipi i Burnham thotë se ai do të zhvillojë takime dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve në mbarë vendin gjatë verës, duke e cilësuar këtë si një qasje të re në drejtimin e qeverisë. Xh.K/ReportTv.al Keir Starmer Britani e Madhe andy burnham Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.8% Të gabuar 85.8% Nuk e di 3.5% Vota total: 1994 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?