Lajme Zone
Britani e Madhe/ Andy Burnham shpallet lider i Partisë Laburiste, së shpejti pritet të emërohet edhe kryeministër
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Britani e Madhe/ Andy Burnham shpallet lider i Partisë Laburiste, së shpejti pritet të emërohet edhe kryeministër

Andy Burnham u shpall zyrtarisht lider i Partisë Laburiste në pushtet në Britani sot, duke kapërcyer pengesën e fundit për të marrë detyrën e kryeministrit javën e ardhshme.

Andy Burnham është shpallur lider i Partisë Laburiste dhe pritet që së shpejti të bëhet kryeministri i ri i Britanisë. Andy Burnham u shpall zyrtarisht lider i Partisë Laburiste në pushtet në Britani sot (17 korrik), duke kapërcyer pengesën e fundit për të marrë detyrën e kryeministrit javën e ardhshme. Partia e qendrës së majtë shpalli këtë të premte rezultatin e garës për drejtimin e saj, e cila u zhvillua për të zëvendësuar kryeministrin në largim, Keir Starmer, dhe ku Burnham ishte kandidati i vetëm. LEXO edhe...Angli/ 19-vjeçari shqiptar arratiset nga qendra e dëbimeve për emigrantët, nisin kërkimet për gjetjen e të riut Shpallja e tij si lider ishte e pritshme, pasi deri të enjten në mbrëmje ai kishte siguruar mbështetjen e 379 nga 403 deputetët laburistë në Dhomën e Komunave. "Duke qenë se nuk kishte asnjë kandidat tjetër të nominuar në mënyrë të vlefshme, kam nderin të shpall se lideri i zgjedhur i Partisë Laburiste është Andy Burnham", deklaroi ministrja e Brendshme, Shabana Mahmood, gjatë një konference të posaçme të partisë. Xh.K/ReportTv.al Britani e Madhe andy burnham Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.6% Të gabuar 85.7% Nuk e di 3.7% Vota total: 4907 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?