Lajme Zone
Breshri dëmton zonat bujqësore të Korçës
EkonomiABC News Albania

Breshri dëmton zonat bujqësore të Korçës

Breshëri goditi disa prej zonave bujqësore të Korçës, duke dëmtuar sipërfaqe të konsiderueshme të mbjella me perime,. Humbjet e fermerëve pak para sezonit të vjeljes janë të konsiderueshme.

Breshëri goditi disa prej zonave bujqësore të Korçës, duke dëmtuar sipërfaqe të konsiderueshme të mbjella me perime,. Humbjet e fermerëve pak para sezonit të vjeljes janë të konsiderueshme.

Në fshatrat Lumalas, Biranj, Melçan dhe Vashmi, breshëri goditi kryesisht parcelat me speca dhe spinaq, ndërsa fermerët thonë se deri 60% e prodhimit ka shkuar dëm.

Sinkron: Fermer nga Lumalasi Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Veç parcelave me speca dhe spinaq, breshrit nuk i shpëtuan as kulturat e tjera, duke rritur faturën e humbjeve për fermerët e Fushës së Korçës. Prodhimet e dëmtuara nuk po gjejnë treg dhe po shiten me vështirësi, nën kosto, ndërsa një pjesë e perimeve po kalben në fusha.

Sinkron: Fermerë

Fermerët e juglindjes në mënyrë të vazhdueshme po përballen me ndryshime klimatike, të cilat po dëmtojnë masivisht prodhimin, duke shtuar nevojën për mbrojtje dhe përshtatje ndaj fenomeneve të natyrës. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet korce