Të shtëna me armë u regjistruan pak para mesnatës së të premtes ndaj një lokali në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, duke lënë të plagosur një vajzë 10-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila ndodhej brenda në momentin e sulmit. Sipas informacioneve të mediave greke, ngjarja ndodhi rreth orës 23:50, në rrugën “Agorakritou 32”, kur persona ende të paidentifikuar, që lëviznin me një automjet, kaluan përpara kafenesë “Amora” dhe hapën zjarr në drejtim të fasadës së lokalit. LEXO edhe...Shqipëri-Greqi, zgjerohet shkëmbimi elektronik i të dhënave doganore! Pas Kakavijës, synohen edhe pikat e tjera kufitare Nga të shtënat mbeti e plagosur në këmbën e majtë, në pjesën e pulpës, vajza 10-vjeçare e pronarit të kafenesë. E mitura u dërgua menjëherë nga nëna e saj në Spitalin e Fëmijëve. Sipas informacioneve paraprake, në automjet ndodheshin katër persona, të cilët qëlluan nga brenda makinës dhe më pas u larguan nga vendngjarja. Në momentin e sulmit, brenda kafenesë ndodheshin 10 klientë, të gjithë shqiptarë. Automjeti i përdorur nga autorët u gjet i djegur pak më vonë në zonën e Aspropyrgos. Ende nuk është sqaruar nëse 10-vjeçarja është plagosur drejtpërdrejt nga një plumb apo nga ndonjë xham, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë të gjitha të dhënat për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të sulmit. Sipas informacioneve të deritanishme, vajza është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. SI.E./ReportTv.al greqi atentat shqiptaret ne greqi Komento Komente Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.3% Jo 42.5% Disi 11.2% Vota total: 4428 Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?
