Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

SPAK godet një grup të trafikut të drogës, aksion në Shkodër e Tiranë! Urdhërarrest për Indrit Doklen, një tjetër në pranga! VIDEO e operacionit


Hetimet e SPAK për trafik ndërkombëtar droge kanë çuar në dy masa të reja sigurie, pas zbërthimit të komunikimeve në SKY. Bledar Cafi u arrestua në Shkodër, ndërsa Indrit Dokle nuk u gjet gjatë operacionit dhe vijon të jetë në kërkim.

Hetimet e SPAK për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike kanë çuar në dy masa të reja sigurie, pas zbërthimit të komunikimeve në SKY. Bledar Cafi u arrestua mëngjesin e sotëm në Shkodër, ndërsa Indrit Dokle, anëtar i bandës së Durrësit, i shpëtoi operacionit të Policisë dhe BKH-së dhe vijon të jetë në kërkim. Operacioni “Muri i Lartë” është vijim i hetimeve të mëparshme të SPAK, në kuadër të të cilave janë lëshuar më herët 15 masa sigurie, mes tyre edhe për disa anëtarë të fisit Rraja. LEXO edhe...Në kërkim për trafik droge, ukrainasi arrestohet sapo zbret në Rinas! U kap pas informacioneve nga Ambasada e SHBA-së (EMRI) Krahas masave të sigurisë, Gjykata ka miratuar edhe kontrolle në banesa, objekte dhe ambiente të tjera. Cafi u kap në banesën e tij në Shkodër. Njoftim i policisë së shtetit Finalizohet operacioni policor i koduar “Muri i Lartë”. Operacioni nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me BKH-në, nën drejtimin e SPAK. Kapet dhe vihet në pranga një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Vijon puna për kapjen e një shtetasi tjetër, i cili gjatë operacionit nuk u gjet në banesë. Strukturat operacionale dhe hetimore të Policisë së Shtetit, konkretisht Forcat Speciale Renea, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve, DVP Shkodër dhe BKH, nën drejtimin e SPAK, në zbatim të urdhrit të Prokurorisë së Posaçme SPAK dhe të vendimit të Gjykatës, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Muri i Lartë”, me qëllim ekzekutimin e masës së sigurimit personal ndaj një shtetasi, si dhe kryerjen e kontrolleve për lokalizimin dhe kapjen e një shtetasi tjetër, i shpallur në kërkim. Në kuadër të operacionit, në Shkodër u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit B. C., 50 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Kapja dhe arrestimi i tij u bë në orët e para të mëngjesit të sotëm, në banesën e tij në Shkodër. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 25.09.2026, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Po në zbatim të vendimit të GJKKO-së, u ushtrua kontroll në vendet që i përkasin shtetasit në kërkim E. D., alias I. D., 43 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, person në kërkim që prej vitit 2024, për të cilin GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Gjatë kontrolleve, ky shtetas nuk u gjet dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Lajmi në përditësim.... SI.E./ReportTv.al Bledar Cafi Shkoder spak indrit dokle Tirane trafik droge Komento Komente Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.2% Jo 42.6% Disi 11.2% Vota total: 4470 Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?