Lajme Zone
“Brenda 3 ditëve u shndërrove në eunuk, hëngre turpin me bukë”, Berisha përplaset me Sinajn për ‘Territorialen’, deputeti i PS: Vendimmarrja është e imja dhe e lirë
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Brenda 3 ditëve u shndërrove në eunuk, hëngre turpin me bukë”, Berisha përplaset me Sinajn për ‘Territorialen’, deputeti i PS: Vendimmarrja është e imja dhe e lirë

Kryedemokrati Sali Berisha dhe deputeti Socialist Vullnet Sinaj debatuan në Kuvend pasi, ky i fundit shprehu se do djekë vullnetin grupit parlamentar të PS në votimin e ‘Territoriales’.

Kryedemokrati Sali Berisha dhe deputeti Socialist Vullnet Sinaj debatuan në Kuvend pasi, ky i fundit shprehu se do djekë vullnetin grupit parlamentar të PS në votimin e ‘Territoriales’. Debati i plotë:

Vullnet Sinaj: O Sali Berisha, jam ruajtur kaq vite që mos të ngacmoj e të mos flas në parlament për ato të zeza që ke bërë Vlorës, atij qytetit tim, por ti nuk e meritoje të kam ruajtur prej moshës e prisja që të dilje në pension.

Kryetari i një partie të djathtë të sulmojë hapur në parlament një biznes, është turp. Ti nuk je as i majtë e as i djathtë, ti je askushi dhe ti duhet të ikësh sa më shpejt që ky parlament dhe Shqipëria të shpëtojë nga ty, për idetë që ke dhe fjalët që thua.

Sa për vendimmarrjen time, Sali, vendimmarrja ime është e imja dhe është e lirë, dhe është shenjë e burrërisë dhe besës.”

Sali Berisha: Të dashur qytetarë të Selenicës, e dëgjuat deputetin tuaj se si brenda tre ditëve u shndërrua në eunuk.

Përsa i përket asaj që thua se për biznesin, për mua e para është siguria ushqimore.

Mësoje!

Siguria ushqimore për qytetarët! Dhe e vërteta është se të dhënat ti i di vetë si kanë qenë, jashtëzakonisht problematike me disa importe, disa produkte.

Po duket se kur të nxorën kartonin e kuq për të shndërruar big market në small market, edhe ti u palose. E hëngre turpin me bukë.

Të dashur qytetarë dhe qytetare të Selenicës dhe qarkut të Vlorës.

E dëgjuat vetë se si midis Big Marketeve të tij, të mbushura me ushqime të skaduara dhe shpeshherë me probleme të mëdha, dhe Selenicës, të drejtave tuaja për të patur vetëqeverisjen, ai që s’dua t’ia them as emrin këtu, zgjodhi Big Marketin e tij.

Po ti mo, a të mbylleshe atje, ti ke aq shumë fitime sa mund të rrije dhe të zgjidhje të mbroje interesat.

Po ku je ti mo? Çfarë je mo?

Po si të ka denatyruar pasuria në këtë mënyrë? Si ka mundësi që del këtu edhe na bën histori, në një kohë kur, faktikisht, fjala jote është funerali i Bashkisë Selenicë.

Shtylla e turpit në atë bashki do ngrihet dhe emri i parafolësit do shkruhet me gërmat më të zeza. Mbajeni mend këtë, edhe po s’ndodhi shpejt, do ndodhë, do ndodhë, do ndodhë”, tha kryedemokrati. Top Channel