Lajme Zone
Braçe ngre alarmin: Duhani tradicional është vrasës, ndalohet tregtimi i tij
Të tjeraCNA

Braçe ngre alarmin: Duhani tradicional është vrasës, ndalohet tregtimi i tij

Deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur alarmin në lidhje me duhanin tradicional, elektronik apo oral duke e cilësuar si vrasës dhe rrezik për fëmijët. Braçe deklaroi se ky lloj duhani është i ndaluar të tregtohet me ligj. Deputeti thekson se lobimi në çdo zyrë shteti dhe nga kompanitë e duhanit për duhanin tradicional është një shkleje e etikës dhe se po kapërcehen ndalimet që janë bërë. “Duhan

Deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur alarmin në lidhje me duhanin tradicional, elektronik apo oral duke e cilësuar si vrasës dhe rrezik për fëmijët.

Braçe deklaroi se ky lloj duhani është i ndaluar të tregtohet me ligj. Deputeti thekson se lobimi në çdo zyrë shteti dhe nga kompanitë e duhanit për duhanin tradicional është një shkleje e etikës dhe se po kapërcehen ndalimet që janë bërë. “Duhani tradicional, elektronik, oral është vrasës!

Duhani tradicional, elektronik, oral për fëmijët është edhe më shumë se vrasës, ju merr shpirtin!

Duhani oral, në qese si i grirë apo çdo formë tjetër që nuk është me thithje, përfshirë qeset me nikotikë, është i ndaluar të tregtohet në këtë vend.

Lobimi në çdo zyrë shteti për të nga kompanitë e duhanit, mbrojtësit e interesave të tyre që janë tërësisht në shkelje të etikës kanë punuar në Dogana e Tatime, ministri Ekonomie e Financash e tani mbrojnë favoret e kapërcejnë ndalimet për ta, është i padrejtë dhe i dëmshëm po aq sa duhani oral me nikotinë e qeset me nikotinë që ua shesin pa mëshirë fëmijëve!

Kjo betejë kundër këtyre bëhet pa mëshirë, ndryshe gjithnjë e më shumë fëmijëve do u merret shpirti me nikotinë e katran!”, deklaron Braçe./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.