Lajme Zone
Botërori 2026/ Franca dominon Marokun, e mposht 2-0 dhe e eliminon sërish nga turneu! 'Gjelat' tre herë radhazi në gjysmëfinale
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Botërori 2026/ Franca dominon Marokun, e mposht 2-0 dhe e eliminon sërish nga turneu! 'Gjelat' tre herë radhazi në gjysmëfinale

Në gjysmëfinale Franca do të përballet me fituesin e çiftit Spanjë - Belgjikë. 'Gjelat' bëhen gjysmëfinalistët e parë të Botërorit 2026.

FT/ FRANCË 2-0 MAROK (Mbappe 60', Dembele 66') SHBA - Njësoj si katër vite më parë, kombëtarja e Francës ka mposhtur sërish 2-0 Marokun edhe në Kupën e Botës 2026 për ta nxjerrë jashtë turneut. 'Gjelat' e Didier Deschamps triumfuan mbrëmjen e të enjtes me orën shqiptare në çerekfinalet e Botërorit, duke marrë një biletë për më tej, teksa në fazën gjysmëfinale do të përballen me fituesin e çiftit Spanjë - Belgjikë (nesër 21:00). Ndeshja në Boston u dominua nga Franca, paçka se pjesa e parë u mbyll 0-0. Në minutën e 28-të Kylian Mbappe gaboi penalltinë pasi u ndal nga portieri Bono. Sulmuesi i Real Madridit korrigjoi shënjestrën në minutën e 60-të duke i dhënë epërsinë Francës me një goditje të kalibruar nga kufijtë e zonës. Ky ishte goli i tetë për Mbappe këtë Botëror (sa Messi), teksa në 20 paraqitjet në total në Kupat e Botës ka shënuar 20 gola. Kylian Mbappe është lojtari i parë në historinë e Kupës së Botës që shënon 12-të gola në fazën eliminatore. LEXO EDHE:Armatimi në Evropë, analiza: Rrugët drejt pavarësisë nga SHBA-ja Në minutën e 66-të duhej goli i Osmane Dembele që Franca të 'vuloste' fitoren 2-0 dhe të merrte për herë të tretë radhazi të drejtën të luante në gjysmëfinalet e një Botërori. Mbappe trembi trajnerin pasi në minutën e 77-të u detyrua të linte lojën pas një problemi fizik, që në pamje të parë nuk u duk shumë serioz. Kështu Franca bën detyrën dhe tregon se këtë edicion është pretendentja kryesore për të marrë trofeun e Kupës së Botës, teksa ndeshja e radhës do të jetë më 14 korrik kundër fituesit të çiftit Spanjë - Belgjikë. Komentet më të rëndësishme të sfidës: 90+5' Mbyllet 2-0 ndeshja në Boston. 66' GOOL! Ousmane Dembele mposht Bonon për herë të dytë në harkun e pak minutave. Franca dyfishon rezultatin. 60' GOOL! Kylian Mbappe shënon një gol të bukur nga kufijtë e zonës dhe i jep epërsinë Francës. Mbappe e çon në tetë (sa Messi) numrin e golave këtë Kupë Bote dhe në 20-të golat e shënuar në 20 ndeshje Botërori (tre evente) ku ka marrë pjesë. 46' Fillon pjesa e dytë, asnjë zëvendësim nga trajnerët. 45+5' Mbyllet 0-0 pjesa e parë. 36' Bono bën sërish heroin, këtë herë ndal goditjen e Doue. 28' Mbappe fiton një 11 metërsh që konfirmohet edhe nga VAR, por sulmuesi i Francës ndalet nga Bono. Dëshpërim për Mbappe. 1' Nis ndeshja. Datat dhe oraret e ndeshjeve çerekfinale:9 korrik ora 22:00 / Francë 2-0 Marok (Boston)10 korrik ora 21:00 / Spanjë - Belgjikë (Los Angeles)11 korrik ora 23:00 / Norvegji - Angli (Miami)12 korrik ora 03:00 / Argjentinë - Zvicër (Kansas)Rruga drejt finales: Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU. Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 21:16 Mësuesi i edukimit fizik që sfidon sot Francën, historia e 'Trajnerit Momo' që e nisi karrierën si ndihmësi i Besnik Hasit Rruga e Mohamed Ouahbit drejt Kupës së Botës 2026 nuk i ngjan asaj të trajnerëve të zakonshëm. Ai nuk ishte futbollist profesionist dhe nuk e ndërtoi emrin duke fituar trofe në elitën e futbollit. Për më shumë se gjysmën e jetës së tij, 49-vjeçari punoi si mësues i edukimit fizik në një shkollë në Bruksel, ku u jepte mësim fëmijëve nga gjashtë deri në dymbëdhjetë vjeç.Pas përfundimit të orëve të mësimit, ai zëvendësonte klasën me fushën e stërvitjes, duke ndjekur pasionin e tij më të madh, futbollin. Pikërisht aty nisi historia e “Trajnerit Momo”, njeriut që sot drejton Marokun dhe përgatitet për sfidën e madhe ndaj Francës në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026.I lindur në Bruksel në një familje me origjinë marokene, Ouahbi u dashurua me futbollin që në fëmijëri. Kupa e Botës 1986, ku Maroku u bë skuadra e parë afrikane që kaloi fazën e grupeve, e lidhi përgjithmonë emocionalisht me “Luanët e Atlasit”, edhe pse ai u rrit dhe ndërtoi karrierën në Belgjikë.Nga klasa në akademinë e AnderlechtitNë moshën 21-vjeçare, Ouahbi nisi karrierën si trajner te Maccabi Brussels. Hapi vendimtar erdhi në vitin 2003, kur Anderlechti i besoi drejtimin e ekipit U9 në akademinë e famshme Neerpede.Ai kaloi plot 17 vite në akademinë e klubit belg, duke u ngjitur gradualisht në hierarki dhe duke u shndërruar në një nga trajnerët më të vlerësuar të të rinjve. Gjatë kësaj periudhe, në disa raste ishte edhe ndihmës i ekipit të parë, duke punuar krah për krah me trajnerin shqiptar, Besnik Hasi.Shumë prej yjeve të futbollit belg kanë kaluar nëpër duart e tij. Romelu Lukaku, Youri Tielemans, Jeremy Doku dhe Dodi Lukebakio janë vetëm disa nga emrat që u zhvilluan nën drejtimin e Ouahbit.Trajneri që stërviti edhe Remco EvenepoelinNjë nga historitë më interesante lidhet me Remco Evenepoelin. Përpara se të bëhej një nga çiklistët më të mirë në botë, ai ishte pjesë e akademisë së Anderlechtit.“E kishim Remcon te Anderlechti deri në nivelin U19”, kujton Ouahbi.Për trajnerin maroken, arsimi ka qenë gjithmonë po aq i rëndësishëm sa futbolli.“Kur punoja në akademinë e Anderlechtit, vumë re se lojtarët që arrinin te ekipi i parë ishin zakonisht ata që kishin përfunduar shkollën e mesme. Futbolli modern kërkon disiplinë dhe arsimi ndihmon shumë në këtë drejtim”, ka deklaruar ai.Kjo filozofi, që e kishte zbatuar fillimisht në klasë, u bë më pas pjesë e metodës së tij si trajner.Telefonata që ndryshoi gjithçkaPas një eksperience në Arabinë Saudite si pjesë e stafit teknik të Al-Fateh, Ouahbi mori telefonatën që i ndryshoi karrierën.Në vitin 2022, Federata Marokene e Futbollit i besoi drejtimin e kombëtares U20. Presidenti Fouzi Lekjaa kishte ndjekur prej kohësh punën e tij në Belgjikë dhe besonte se ishte njeriu ideal për projektin afatgjatë të federatës.Rezultatet nuk vonuan. Brenda tre vitesh, Ouahbi ndërtoi një skuadër konkurruese dhe me identitet të qartë, duke e udhëhequr Marokun drejt triumfit në Kupën e Botës U20, pas fitores ndaj Argjentinës në finale.Ky sukses bëri që pas largimit të Walid Regraguit, federata t'ia besonte drejtimin e kombëtares së parë.Nga befasi në protagonistEmërimi i tij u prit me skepticizëm. Ouahbi nuk kishte drejtuar më parë një kombëtare të të rriturve dhe ishte relativisht i panjohur për publikun e gjerë.Megjithatë, rezultatet e kanë justifikuar plotësisht besimin e federatës. Me një moshë mesatare prej vetëm 26.4 vjeç, Maroku është një nga skuadrat më të reja dhe më mbresëlënëse të këtij edicioni të Kupës së Botës.“Lojtarët e rinj shpesh kritikohen se nuk dëgjojnë më të vjetrit, por te kjo skuadër ndodh e kundërta. Ata respektojnë stafin teknik dhe lojtarët me përvojë. Ekziston një kulturë e madhe respekti reciprok”, ka theksuar Ouahbi.Tashmë, “Trajneri Momo” përballet me sfidën më të madhe të karrierës së tij. Përballë Francës, ai synon të vazhdojë ëndrrën e Marokut dhe të shkruajë një tjetër kapitull historik me “Luanët e Atlasit”. S.Dh/Shqiptarja.com Share S.Dh/Shqiptarja.com TAG: ousmane dembele Kylian Mbappe Ismael Saibari Aurélien Tchouameni maroku Franca Boterori 2026 SHBA FIFA Komento Komente igli: 10/07/2026 03:29 JEVGJITET ME BUKE MISRI DUAN TE MUNDIN FRANCEN QE KA PASUR GJYSMEN E AFRIKES KOLONI..PERFSHIRE MAROKUN BYTHZI....PTU.PTU...RACE E POSHTER.... Përgjigju Sondazhi i ditës:

9 Korrik, 15:08

Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë? Po 62.5% Jo 32.6% Disi 4.9% Vota total: 2101 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Korrik, 15:08 Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë?