Lajme Zone
Bordi i Transparencës ul me 2 lekë çmimin e naftës, do shitet me 211 lekë/litri! Benzina rritet me 1 lek
EkonomiReport TV

Bordi i Transparencës ul me 2 lekë çmimin e naftës, do shitet me 211 lekë/litri! Benzina rritet me 1 lek

Çmimet e reja të Bordit të Transparencës hyjnë në fuqi nga ora 12:30. Nafta ulet me 2 lekë dhe do të shitet me 211 lekë/litri, ndërsa benzina shtrenjtohet me 1 lek, duke arritur në 195 lekë/litri.

Brenda 24 orësh, Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve. Nga ora 12:30 e kësaj të shtune, nafta do të shitet me 211 lekë/litri, 2 lekë më pak se dje. Ndërkohë, benzina është shtrenjtuar me 1 lek, duke arritur në 195 lekë/litri. LEXO edhe...Bordi i Transparencës ul me 4 lekë çmimin e naftës, do shitet me 213 lekë/litri! Benzina rritet me 1 lek Çmimet e reja do të mbeten në fuqi deri në vendimin e ardhshëm të Bordit të Transparencës. Njoftimi i plotë i Bordit të Transparencës Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, zhvilloi mbledhjen e rradhës. Kështu Bordi i Transparencës në datë 10 Tetor 2026, vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 211 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 199 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 10 ora 12.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg. SI.E./ReportTv.al rritja e cmimit të naftës bordi i transparences Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.5% Jo 33% Nuk e di 6.4% Vota total: 3772 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?