Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve. Duke nisur nga data e kësaj të marte, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil, i standardit SSH EN 590, të jetë jo më shumë se 219 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 207 lekë/litër. Ndërkohë, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë, i standardit SSH EN, të jetë jo më shumë se 196 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 184 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot, datë 13, ora 14:00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
