Lajme Zone
Bordi i Paqes, SHBA financon misionin në Gaza me 206 milionë dollarë, forcat nga Shqipëria dhe Kosova do të lëvizin me mjete të blinduara amerikane
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Bordi i Paqes, SHBA financon misionin në Gaza me 206 milionë dollarë, forcat nga Shqipëria dhe Kosova do të lëvizin me mjete të blinduara amerikane

Administrata Trump ka miratuar mbi 206 milionë dollarë për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit. Shqipëria dhe Kosova do të jenë përfitueset e para të transportuesve të blinduar amerikanë.

Shqipëria dhe Kosova do të jenë vendet e para që do të pajisen me mjete të blinduara amerikane për misionin ndërkombëtar të paqes në Gaza, pjesë e planit të presidentit Donald Trump që po zbatohet nga Bordi i Paqes. Sipas dokumenteve që administrata amerikane i ka dërguar Kongresit dhe që janë siguruar nga Reuters, dy vendet do të marrin nëntë transportues të blinduar të personelit (APC) si pjesë e kontributit të tyre në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (International Stabilization Force – ISF). Në njoftimin e dytë të Departamentit Amerikan të Shtetit, me datë 30 korrik, thuhet se këta transportues të blinduar ishin planifikuar fillimisht për Nepalin, por do të ridrejtohen për të mbështetur ISF-në. Shqipëria dhe Kosova përmenden si përfitueset e para të kësaj pajisjeje në kuadër të rolit të tyre në mision. LEXO edhe...A e ka humbur Irani kontrollin mbi Hormuzin? Anijet cisternë të naftës po kalojnë nën monitorimin amerikan Vendimi është pjesë e një pakete financimi prej më shumë se 206 milionë dollarësh që administrata Trump ka njoftuar se do të akordojë për ISF-në. Sipas dy dokumenteve të dërguara komisioneve kryesore të Kongresit për buxhetin dhe politikën e jashtme, 200 milionë dollarë do të përdoren për pajisje, infrastrukturë, automjete dhe kostot operacionale të forcës, ndërsa rreth 6.3 milionë dollarë do të shkojnë për përshtatjen e mjeteve të blinduara. Dokumentet, të cilat nuk ishin bërë publike më parë, përfaqësojnë financimin e parë konkret të SHBA-së për këtë mision dhe tregojnë se administrata amerikane synon të ecë përpara me planin e Trump për Gazën, edhe pse zbatimi i tij ka ngecur. Bordi i Paqes u krijua nga Trump për të mbikëqyrur planin për përfundimin e luftës në Gaza dhe rindërtimin e territorit. Sipas këtij plani, Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit do të vendoset në Gaza pas tërheqjes së trupave izraelite, do të sigurojë zonat, do të mbështesë çmilitarizimin e territorit, do të trajnojë forcat e reja palestineze të policisë dhe do të ndihmojë në shpërndarjen e sigurt të ndihmave humanitare dhe materialeve të rindërtimit. Përbërja përfundimtare e forcës mbetet ende në negociata. Administrata amerikane nuk ka bërë të ditur se sa fonde do të nevojiten në total për këtë mision. Një zyrtar i Departamentit të Shtetit e cilësoi këtë financim si "fillestar", ndërsa zëdhënësi Tommy Piggott deklaroi se administrata mbetet e angazhuar për zbatimin e plotë të planit me 21 pika të presidentit Trump, ku ISF konsiderohet një element kyç. Megjithatë, përpjekjet për zbatimin e marrëveshjes kanë ngecur. Trump njoftoi në fund të korrikut se Hamasi kishte rënë dakord të çarmatosej në faza ndërsa Izraeli do të tërhiqej nga Gaza. Hamasi ka deklaruar se zbatimi i planit varet nga përmbushja fillimisht e angazhimeve të Izraelit, përfshirë ndalimin e sulmeve dhe tërheqjen e trupave. Nga ana tjetër, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kundërshtuar marrëveshjen, duke këmbëngulur se Izraeli nuk do të tërhiqet derisa Hamasi të çarmatoset plotësisht. Javën e kaluar, i dërguari i Trump dhe dhëndri i tij, Jared Kushner, zhvilloi takime me përfaqësues të Hamasit dhe më pas me drejtuesit izraelitë në Jerusalem, por bisedimet përfunduan pa një marrëveshje. Një zyrtar i Bordit të Paqes tha për Reuters se fondet e reja do të përdoren edhe për ndërtimin e një baze për forcat ndërkombëtare brenda Gazës, si dhe për projekte të tjera rindërtimi. Ai shtoi se gjatë dy javëve të fundit janë shënuar "përparime të rëndësishme" dhe se po kërkohen angazhime të tjera financiare për zbatimin e planit. Deri tani, pesë vende kanë premtuar të kontribuojnë me trupa në ISF: Shqipëria, Kosova, Indonezia, Maroku dhe Kazakistani. Ndërkohë, Egjipti dhe Jordania kanë marrë përsipër trajnimin e forcave të reja të policisë palestineze. Ende nuk është bërë e ditur se kur do të mund të vendosen trupat në terren. U.D/ReportTv.al ISF Gaza departamenti amerikan i shtetit donald trump bordi i paqes Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.4% Shoqëria 26.8% Social media 15.8% Vota total: 5287 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?