Lajme Zone
Bordi i Atletico Madridit del me vendim zyrtar: Nuk do të negociojmë për Julian Alvarez me Barcelonën
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Bordi i Atletico Madridit del me vendim zyrtar: Nuk do të negociojmë për Julian Alvarez me Barcelonën

Anëtarët e Bordit Drejtues të Atlético Madridit kanë shprehur në mënyrë unanime mbështetjen e tyre të plotë për vendimin e klubit për të mos negociuar transferimin e Julián Álvarez te Barcelona.

Anëtarët e Bordit Drejtues të Atlético Madridit kanë shprehur në mënyrë unanime mbështetjen e tyre të plotë për vendimin e klubit për të mos negociuar transferimin e Julián Álvarez te Barcelona. Në një qëndrim të klubit, drejtuesit theksojnë se Atlético Madrid është i hapur ndaj negociatave që lidhen me merkaton e transferimeve, por ato duhet të zhvillohen gjithmonë në mënyrë etike dhe profesionale, me respekt reciprok mes klubeve.

“Ne mbështesim plotësisht qëndrimin e komunikuar më herët nga klubi, se Barcelona nuk i ka përmbushur këto kërkesa. Për rrjedhojë, nuk ka pasur dhe nuk do të ketë asnjë negociatë me Barcelonën për transferimin e Julián Álvarez”, thuhet në deklaratën e Atlético Madridit.

Klubi madrilen shpreson që sulmuesi argjentinas ta kuptojë vendimin dhe të përqendrohet te puna për të ndihmuar ekipin të përmbushë objektivat e sezonit.

Atlético vlerëson gjithashtu kontributin e Álvarez në dy sezonet që ai ka mbrojtur ngjyrat e klubit, duke theksuar se pret që lojtari të vijojë të japë maksimumin për skuadrën. Top Channel