Lajme Zone
Bonucci rrëfen prapaskenat, nga refuzimi i Guardiolës, sëmundja e djalit dhe gabimi me Milanin
SportTop Channel

Bonucci rrëfen prapaskenat, nga refuzimi i Guardiolës, sëmundja e djalit dhe gabimi me Milanin

Ish-mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, ka riperkuptuar momentet kyçe të karrierës së tij gjatë një interviste për World Soccer Agency të menaxherit Alessandro Lucci.

Ish-mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, ka riperkuptuar momentet kyçe të karrierës së tij gjatë një interviste për World Soccer Agency të menaxherit Alessandro Lucci. Bonucci ka zbuluar prapaskenat e merkatos që i ndryshuan rrjedhën e karrierës, duke nisur nga këmbëngulja e Pep Guardiolës e deri te kalimi i bujshëm te Milani në vitin 2017.

Pse i thashë jo Pep Guardiolës

Periudha mes viteve 2014 dhe 2016 shënoi kulmin e mbrojtësit italian, me finalen e Champions League kundër Barcelonës dhe paraqitjet me kombëtaren në Euro 2016. Këto performanca tëroqën menjëherë vëmendjen e Manchester Cityt. “Për stilin tim të lojës, Guardiola është trajneri që preferon më shumë ndërtimin e aksionit nga prapavija. Kështu nisi një ngacmim i fortë për disa javë,” u shpreh Bonucci. “Kur të thërret Guardiola, nuk është një ftesë e zakonshme. Fillon të lëkundesh, por ideja për të lënë Juventusin më drithëronte zemrën.”

Përveç dashurisë për ngjyrat bardhezi, në vendimin përfundimtar peshoi situata e vështirë familjare dhe qëndrimi i klubit: “Pas Europianit fola me Juve-n. Sëmundja e djalit tim, Matteo, si dhe faktit që nuk ndihesha 100% gati të largohesha, bënë që të qëndroja. Për më tepër, Juventusi më bëri të qartë se nuk do të më shiste edhe me një ofertë marramendëse.”

Përplasja me Allegrin dhe humbja e qartësisë te Milani

Transferimi te Milani në verën e vitit 2017 mbetet pika më kritike e rrugëtimit të tij. Bonucci e pranon se ai hap erdhi si pasojë e një momenti të ngarkuar emocionalisht pas përplasjes me trajnerin Massimiliano Allegri. “Në atë periudhë kisha humbur qartësinë pas atyre që ndodhën në vitin 2017. Po bëhesha një shtyllë e Juventusit dhe ai ishte rrugëtimi im natyral. Nuk kishte ndodhur asgjë që të më bënte të mendoja se nuk po mezirohesha më aty. Isha në zonën time të rehatisë që më lejonte të performoja në nivelin më të lartë, ndaj nuk kishte asnjë sens të largohesha,” përfi ai. Top Channel