Kompania e inteligjencës artificiale Anthropic ka zgjeruar aktivitetin e saj përtej botës së software-it dhe ka ngritur një laborator biologjie në zonën e Gjirit të San Franciskos. Sipas Reuters, kompania po kërkon të përdorë inteligjencën artificiale për të përshpejtuar kërkimet biologjike dhe për të ndihmuar në zhvillimin e trajtimeve të reja.
Laboratori është i llojit “wet lab”, pra një laborator fizik ku kryhen eksperimente reale me materiale biologjike. Kompania po shqyrton gjithashtu mënyra se si modelet e saj të AI mund të ndihmojnë në kontrollin e pajisjeve dhe robotëve që kryejnë eksperimente.
Drejtuesit e Anthropic kanë theksuar se bëhet fjalë për një fazë të hershme dhe se puna laboratorike kërkon ende mbikëqyrje njerëzore.
Kompania po shqyrton veçanërisht përdorimin e AI-së në kërkimet për sëmundje të rralla dhe në fusha ku zhvillimi i trajtimeve të reja është i vështirë dhe i kushtueshëm.
Megjithatë, deri tani nuk bëhet fjalë për një ilaç të krijuar nga AI. Synimi është që inteligjenca artificiale të ndihmojë shkencëtarët në analiza, planifikimin e eksperimenteve dhe kërkimin e trajtimeve të reja. Top Channel

