Lajme Zone
Bojkotohet mësimi në universitetet e Korçës, studentët thirrje për protestë paqësore
SportEuronews Albania

Bojkotohet mësimi në universitetet e Korçës, studentët thirrje për protestë paqësore

Ka nisur këtë të mërkurë bojkoti i mësimit në disa universitete në qytetin e Korçës, pasi paraqitja e studentëve ka qenë në një numër të ulët.

Ka nisur këtë të mërkurë bojkoti i mësimit në disa universitete në qytetin e Korçës, pasi paraqitja e studentëve ka qenë në një numër të ulët. Sipas gazetarit të Euronews, Xhensil Shkëmbi, në orën 10:00, përballë Pallatit të Sportit, do të ketë një grumbullim të të rinjve, njoftim i bërë nga Këshilli Studentor i Universitetit të Korçës. Ndryshe nga herët e tjera, kur revoltat studentore janë shoqëruar me përplasje dhe shoqërime, këtë herë studentët e Korçës lajmërojnë bojkot dhe protesta paqësore, pa ushtruar dhunë ndaj policisë apo bizneseve. Ndërkohë, njoftohet gjithashtu se, nëse do të ketë përplasje nga gjimnazistët apo nxënësit e shkollave 9-vjeçare, studentët do të largohen.