Studentët marshuan të mërkurën nga Universiteti i Politeknikut drejt Kryeministrisë, aty ku kanë thyer dhe larguar karriget e vendosura në mënyrë simbolike për të dytën ditë me radhë nga kryeministri Edi Rama në kërkim të dialogut. Ashtu siç ndodhi edhe në protestën e një dite më parë, një grup tjetër studentësh të organizuar nga sheshi Skënderbej iu bashkuan pjesës tjetër para godinës së qeverisë.
