TIRANË- 50 mijë lekë të rinj gjobë për mbrojtësit e të pandehurve në çështjen “Veliaj”. GJKKO i ndëshkoi sërish avokatët, të cilët vijojnë bojkotin kundër rregullores censuruese që nuk i lejon të hyjnë me celularë në seanca gjyqësore. Kryebashkiakut të Tiranës, i vetmi me masë sigurie “arrest me burg” nga dosja e tij, iu pezulluan sërish afatet e paraburgimit. Pasojat e përplasjes për rregulloren po bien ndërkohë edhe mbi të pandehurit, proceset po zvarriten, ndërsa për të arrestuarit si Erion Veliaj apo Ilir Meta, moszhvillimi i seancave ka sjellë edhe pezullimin e afateve të paraburgimit. Edhe në seancat e mëparshme, gjykata ka aplikuar gjoba ndaj avokatëve të dosjes së Veliajt për mungesën e tyre, duke i gjobitur me nga 10 mijë lekë të rinj. LEXO EDHE:Prej 20 muajsh në burg, kryebashkiaku Veliaj mesazh me Inteligjencë artificiale: Do e bëjmë realitet, drekë falas për çdo nxënës Avokatët kundërshtojnë rregulloren që u ndalon mbajtjen e celularëve në ambientet e GJKKO-së, duke argumentuar se ajo cenon ushtrimin e profesionit dhe të drejtën e mbrojtjes. Ata kërkojnë pezullimin e dispozitave të kundërshtuara dhe dialog me gjykatën për gjetjen e një zgjidhjeje. Bojkoti ka sjellë prej javësh shtyrjen e proceseve në GJKKO dhe tashmë është shtrirë edhe te seancat për masat e sigurisë. SI.E./Shqiptarja.com TAG: GJKKO erion veliaj gjyqi per dosjen Veliaj Komente Komento Sondazhi i ditës:
3 Tetor, 19:15
Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.3% Jo 22% Nuk e di 6.7% Vota total: 2980 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?

