Një qytetar nga Berati i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar vendosjen e gjobave për automjetet e parkuara në një zonë ku, sipas tij, mungon çdo sinjalistikë që ndalon parkimin.
“Po marrim gjoba ditë për ditë në një vend ku s’ka tabelë ‘ndalohet parkimi’. Rrugën e këmbësorëve nuk e zëmë asnjë në qytetin e Beratit”, shkruan qytetari.
Sipas denoncimit, qytetarët po penalizohen vazhdimisht për parkimin në këtë hapësirë, ndërsa pretendohet se vendi nuk është i sinjalizuar qartë si zonë ku parkimi është i ndaluar.
Denoncuesi kërkon që autoritetet të sqarojnë situatën dhe të bëjnë të qartë se mbi çfarë baze vendosen gjobat në një zonë ku, sipas tij, mungon tabela përkatëse.
Nëse parkimi është i ndaluar, qytetarët meritojnë sinjalistikë të qartë. Nëse jo, atëherë lind pyetja se përse gjobat po shpërndahen ditë pas dite.

