Lajme Zone
Vetëvritet me armë zjarri 28-vjeçari në Malësinë e Madhe
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Vetëvritet me armë zjarri 28-vjeçari në Malësinë e Madhe

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh, në Malësinë e Madhe, ku një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një zonë bujqësore.

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh, në Malësinë e Madhe, ku një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një zonë bujqësore.

Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 15:20, në një arë është gjetur trupi i pajetë i shtetasit K.P., 28 vjeç, banues në Boriçin e Madh.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se i riu i ka dhënë fund jetës me armë zjarri. Ende nuk dihen rrethanat që e kanë çuar 28-vjeçarin drejt këtij akti të rëndë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur verifikimet për të dokumentuar çdo detaj që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Trupi i të riut është dërguar për ekspertizë, ndërsa hetimet vijojnë për përcaktimin e saktë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.