Edhe pse tashmë qëndron në stol si trajner i Francës, Zinedine Zidane duket se nuk e ka humbur magjinë me topin.
Gjatë ndeshjes së djeshme Francë–Belgjikë, të zhvilluar në Stade de France, një top i larguar nga fusha përfi pranë Zidane dhe ish-ylli francez tentoi ta kontrollonte me qetësinë dhe elegancën që e kanë karakterizuar gjatë gjithë karrierës së tij.
Momenti tërhoqi menjëherë vëmendjen e tifozëve dhe pamjet nisën të qarkullojnë në rrjetet sociale. Edhe pse kontrolli nuk ishte perfekt, si dikur në fushën e blertë, reagimi i tifozëve tregoi se për Zidane një prekje topi mjafton për të sjellë nostalgji.
