Lajme Zone
Bojkoti, gjobiten sërish avokatët e procesit ‘Veliaj’! Absurdi i GJKKO: I zëvendësojmë me juristë nga ndihma juridike falas! SPAK: Të vijojmë pa mbrojtës! Dado s’pyet për rregulloren, i bie celulari në sallë
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Bojkoti, gjobiten sërish avokatët e procesit ‘Veliaj’! Absurdi i GJKKO: I zëvendësojmë me juristë nga ndihma juridike falas! SPAK: Të vijojmë pa mbrojtës! Dado s’pyet për rregulloren, i bie celulari në sallë

GJKKO vendosi të thërrasë avokatë nga shërbimi i ndihmës juridike falas për të zëvendësuar mbrojtësit që bojkotuan gjyqin ‘Veliaj’, ndonëse ky shërbim parashikohet vetëm për kategori të caktuara. SPAK kërkoi që gjyqi të vijojë pa avokatë, por GJKKO tha se do të shprehet në një moment të dytë. Avokatët u gjobitën me nga 10 mijë lekë të rinj, Veliajt iu pezulluan afatet e paraburgimit.

Një rregullore censuruese e GJKKO, e cila solli një bojkot total të Dhomës së avokatisë në çdo seancë gjyqësore ka paralizuar prej gati një muaj e gjysmë çdo proces në Gjykatën e Posaçme. Ndërsa Kreu i GJKKO Erion Bani insiston në rregulloren që ndalon telefonat në seancë, teorikisht për të gjithë që futen në një sallë gjyqi, një zile e celularit të prokurorit Ols Dado ia rrëzoi atë. Edhe pse nuk duhej ta kishte fare aparatin telefonik me vete, në procesin ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Dados i ra zilja në seancë, e fiku shpejt dhe doli jashtë, ndërkohë që asnjë treshja gjykuese nuk u ndie të thoshte asnjë fjalë. Megjithatë, togat e zeza me kryesuese Elsa Ullirin e anëtarë Flora Hajredinaj dhe Besmir Stroka, dorën e rëndë e kanë me ata që celularin e lënë jashtë, por nuk mbrojnë në zbatim të vendimit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Ndaj të gjithë avokatëve që munguan, gjyqtarët vendosën nga një gjobë të majme prej 100 mijë lekësh të rinj, ndërsa absurdi ishte edhe më i madh te paralajmërimi i kryesueses Elsa Ulliri. LEXO EDHE:PS dhe PD thirrje KLGJ-së për konfliktin në GJKKO: Zgjidh ngërçin! Xhafaj: Mblidhuni si për pagat! Rusi: Kompetencë e gjykatës Gjykata vendosi që për seancën e radhës të thirren avokatët e listës për Ndihmën Juridike Falas të Ministrisë së Drejtësisë, për të zëvendësuar avokatët që nuk përfaqësojnë klientët e tyre. Një vendim që nuk kuptohet se ku është bazuar, në një kohë kur ligji i përcakton qartë se ndihma juridike i garantohet grupeve sociale të ndryshme, sidomos në kushte ekonomike të pamundura, që nuk mund t’i sigurojnë vetes një avokat. Gjithashtu edhe lista e Ndihmës Juridike Falas në Ministrinë e Drejtësisë është e dorëzuar nga Dhoma e Avokatisë dhe janë avokatë që rrezikojnë t’u hiqet licenca nëse shkelin bojkotin, fakti që e bën të pakuptimtë dhe të dëshpëruar këtë lëvizje të gjykatës. Sigurisht edhe nëse në fre do të gjendej ndonjë avokat i listës që do pranonte. atij do t’i duhej një kohë e gjatë për studimin nga fillimi i dosjes. Nga ana tjetër edhe më i ashpër është SPAK. Prokurori në dosjen ‘Veliaj’, Altin Dumani deklaroi se gjykata duhet të shqyrtojë mundësinë që sjellja e të pandehurve dhe avokatëve të konsiderohet si heqje dorë nga e drejta e mbrojtjes dhe proceset të vijojnë të shqyrtohen pa avokatë. Për këtë tha ai ka edhe një precedent në Gjykatën e Apelit. “Mbrojtja është një e drejtë. Duke parë sjelljen e të pandehurve dhe avokatëve, vlerësojmë se Gjykata duhet të shqyrtojë mundësinë që ta konsiderojë sjelljen e tyre si heqje dorë nga kjo e drejtë dhe të vijojë gjyqin pa avokat. Gjykata e Apelit e ka një precedent të tillë, ku ka shqyrtuar çështje pa avokat”, tha Dumani. Megjithatë në të gjithë këtë situatë viktimat më të mëdha janë të pandehurit, të cilët kanë të drejtën kushtetuese për një proces të drejtë e të shpejtë gjyqësor. Për të katërtën herë radhazi Erion Veliajt iu pezulluan afatet e paraburgimit, ashtu siç ka ndodhur më herët edhe me Ilir Metën apo të tjerë të burgosur. Kategoritë që përfitojnë nga ndihma juridike falas Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 11:51 Dy standarde/ Prokurori Ols Dado thyen rregulloren e GJKKO, i bie celulari në mes të seancës për gjyqin Veliaj! Gjyqtarët asnjë reagim Prokurori i posaçëm Ols Dado ka thyer rregulloren e GJKKO, e cila parashikon ndalimin e celularëve në sallë. Sipas GJKKO-së, rregullorja zbatohet për të gjithë, përfshirë gjyqtarët, prokurorët dhe gazetarët, por në fakt prokurori Ols Dado është lejuar me celular brenda në sallë.Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se Dados i ka rënë celulari gjatë zhvillimit të senacës gjyqësore. Ai e ka nxjerrë celularin nga xhepi dhe ka mbyllur thirrjen. Por, nga treshja gjykuese Elsa Ulliri, Flora Hajredinaj dhe Besmir Stroka nuk pati asnjë reagim, duke mbajtur dy standarde. Avokatët dhe gazetarët nuk lejohen me celularë në sallë, ndërsa për prokurorët nuk ka ndalim, ndonëse e parashikon rregullorja duke e shkelur atë. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 11:41 Bojkoti ndaj rregullores/ Dumani në gjyqin e Veliajt: Të vijojë pa avokat, ka precedent nga Apeli Në seancën për procesin e Erion Velijat, ku avokatët munguan për shkak të bojkotit, SPAK kërkoi që gjyqi të vijojë pa avokatë. Prokurori i posaçëm Altin Dumani mësohet se ka deklaruar gjatë seancës se Gjykata mund të shqyrtojë që të konsiderojë mundësinë që sjellja e të pandehurve dhe avokatëve të konsiderohet si heqje dorë nga e drejta e mbrojtjes.Sipas Dumanit, ekziston edhe një precedent nga Gjykata e Apelit, ku një çështje është shqyrtuar pa praninë e avokatëve.“Mbrojtja është një e drejtë. Duke parë sjelljen e të pandehurve dhe avokatëve, vlerësojmë se Gjykata duhet të shqyrtojë mundësinë që ta konsiderojë sjelljen e tyre si heqje dorë nga kjo e drejtë dhe të vijojë gjyqin pa avokat. Gjykata e Apelit e ka një precedent të tillë, ku ka shqyrtuar çështje pa avokat”, tha Dumani.GJKKO tha se do të shprehet në një moment të dytë për kërkesën e SPAK, ndërsa seanca e radhës u caktua më 27 tetor. Gjykata vendosi që në këtë seancë të thirren avokatë nga shërbimi i ndihmës juridike falas pranë Ministrisë së Drejtësisë. SI.E./Shqiptarja.com Share SI.E./K.T./Shqiptarja.com TAG: Altin Dumani spak rregullorja e GJKKO GJKKO erion veliaj ols dado Komente Komento Potop: 13/10/2026 12:22 Ca maskarade Përgjigju O Zot!: 13/10/2026 11:48 Altin Dumani, shoku Gites, eshte strumbullari qe ka cuar drejtesine ne kolaps. ky kokecepsh nuk duhej te ishte fare jurist! Përgjigju Mara emigrante ne Itali: 13/10/2026 12:23 Drejtesi e vdekur , po si mund te thote nje prokuror qe vazhdo gjyqin pa mbrojte ? O parlament o PS çfar beni si nuk ju vret ndergjegja kur keta bazhibozuke te drejtesise shkelin ligjin ? Populli do duroj por dita e protestes per drejtesine ka per te afruar shume shpejt , qerroini keta ryshfetxhinje . Gerdeci: 13/10/2026 12:18 Plehra qe i kemi akoma neper kembe. Sondazhi i ditës:

12 Tetor, 19:56

Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet? Po 25.8% Jo 69.9% Nuk e di 4.3% Vota total: 1434 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 12 Tetor, 19:56 Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet?