Nga ambientet e jashtme të burgut 'Jordan Misja, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, kritikoi faktin që nuk u lejua të takonte ish-presidentin Meta, ndonëse, sipas tij, ligji dhe autorizimi i SPAK-ut ia mundësojnë një gjë të tillë. Blushi akuzoi Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve se ka rikthyer masat e izolimit ekstrem ndaj kreut të Partisë së Lirisë, në kundërshtim me ligjin, Kushtetutën dhe rekomandimet e Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit. LEXO edhe...Blushi: Ilir Metës po i ndalohen takimet me deputetët, hakmarrje për ankimimin në Strasburg Blushi pretendoi se pas izolimit po cenohet edhe ushqimi që i dërgohet Metës, duke e cilësuar situatën një "persekutim politik çnjerëzor" që, sipas tij, bëhet me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Ai u bëri thirrje institucioneve shqiptare dhe ndërkombëtare që monitorojnë të drejtat e njeriut të reagojnë. Deklarata e plotë e Blushit "Dua të denoncoj sot sërish shkeljen flagrante të ligjit, të Kushtetutës, të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, të rekomandimeve shumë të qarta të Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, që në mënyrë të përsëritur, pa asnjë shkak ligjor, i ka pamundësuar Z. Meta takimin e tij me deputetët. Ligji e lejon deputetin që pa autorizim të hyjë në ambientet e IEVP-së "Jordan Misja" dhe në të gjitha IEVP-të e tjera, qoftë edhe pa patur një autorizim nga Prokurori. Por unë, në cilësinë e deputetit të Partisë së Lirisë edhe pse e kam edhe këtë autorizim nga SPAK, për të disatën herë, pa asnjë argument ligjor, jam penguar edhe sot të takohem me Z. Meta. Rikthimi i masave ekstreme të izolimit të Presidentit të Partisë së Lirisë nuk është një rast i izoluar, është një rast i cili po përseritet dhe sigurisht kjo ndodh thjesht dhe vetëm për shkak se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Ministria e Drejtësisë, refuzon me dashje jo vetëm të zbatojë ligjin, Kushtetutën dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, por edhe të zbatojë rekomandimet shumë të qarta të Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Kjo situatë është rikthyer për fat të keq, prej një jave pa asnjë argument ligjor, pa asnjë shkresë apo informacion të përcjellë ndaj mejrle dhe të gjithë deputetëve të Partisë së Lirisë në rrugë zyrtare, po në rrugë verbale jam informuat jozyrtarisht se ka dalë një urdhër nga lart që Z. Meta nuk duhet të takohet më me asnjë deputet dhe se ai ka vetëm 4 takime në muaj, kur bëhet fjalë vetëm për takimet me familjarët dhe kur deputetët, sikundër qartësisht thotë raporti i Avokatit të Popullit, sikur qartësisht sqaron dhe rekomandon Komiteti Shqiptar i Helsinkit, ka të drejtë të pakufizuar të takohen me çdo të paraburgosur.Është tanimë e qartë që rikthimi i masave të izolimit në ekstrem të Presidentit të Partisë së Lirisë është një urdhër i drejtpërdrejtë i Edi Ramës, i cili pasi censuroi, pasi bunkerizoi, pasi ka vendosur një errësirë totale nëpërmjet gjyqtarëve të Lanës ndaj procesit gjyqësor të Z. Meta, tani i është rikthyer masave represive, këtij ndëshkimi dhe persekutimi të ashpër politik ndaj një prej dy liderëve kryesorë të opozitës, Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Meta. Dua të rikujtoj se rikthimi i masave izoluese, rikthimi i këtij persekucioni të egër politik ndaj Z. Meta ndodhi pikërisht pak ditë pas bërjes publike të letrës së tij drejtuar Ministrit të Drejtësisë, drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe për dijeni edhe SPAK-ut, në lidhje me faktin se të gjitha komunikimet e tij konfidenciale me avokatët, në veçanti me mbrojtësin e tij në gjykatën e Strasburgut, Avokatin e mirënjohur Prof. Ledjo Bjanku, përgjoheshin dhe monitoroheshin nga kamerat, çka ka cënuar dhe cënon në mënyrë të drejtpërdrejtë mbrojtjen efektive të Z. Meta. Pra e gjithë kjo maskaradë, i gjithë ky proces kriminal, në veçanti ky izolim kriminal pa asnjë mbështetje në ligj, pa asnjë mbështete në Kushtetutë, pa asnjë mbështetje në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, përkundrazi në shkelje flagrante të tyre, ndodh vetëm dhe vetëm për një arsye, për ti pamundësuar Z. Meta edhe mbrojtjen e tij efektive në gjykatën e Strasburgut. Dua të përsëris edhe njëherë thirrjen drejtuar Avokatit të Popullit, Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Ministrit të Drejtësisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për ti dhënë fund njëherë e përgjithmonë kësaj sjellje kriminale, këtij persekuvioni të pashembullt politik ndaj Z. Meta, sepse këto standarde të paraburgimit të tij janë identike me standardet e rrëmbimit të tij kriminal, janë identike me standardet e hetimit, të cilat qëllimisht nuk bëhen publike, sepse e ashtuquajtura rregullore "Bani" ka vendosur që edhe procesi gjyqësor ndaj tij duhet të jetë hermetik dhe i bunkerizuar kur është fakt që hetimet të cilat në fakt duhet të ishin sekret, rrodhën për vite e vite me rradhë në mediat e kontrolluara dhe sponsorizuara nga Edi Rama dhe paratë e pisëta të inceneratorëve dhe krimit të organizuar dhe procesi gjyqësor, i cili duhet të jetë publik, tanimë bunkerizohet. Ndaj dhe ky rikthim i këtyre masave të egra, ekstreme të izolimit, ky persekucion i pashembullt politik, që ndodh vetëm pak ditë pasi Shqipëria përkujtoi edhe ditën ndërkombëtare të viktimave që prodhuan rregjimet totalitare në të gjithë botën, ka një autor dhe ai është Edi Rama.I bëj thirrje Trupit Diplomatik, i bëj thirrje të gjitha Ambasadave të akredituara në Tiranë, Departamentit të Drejtësisë në SHBA, Komisionit kundër Torturës të Këshillit të Europës, por edhe atij në Kombet e Bashkuara dhe të gjitha Organizatave që monitorojnë respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut të rreagojnë fuqishëm ndaj këtij rasti, i cili nuk është një rast i izoluar dhe nuk ka të bëjë thjesht dhe vetëm me një individ, por kemi të bëjmë me një rast flagrant të mënyrës se si persekutohen kundërshtarët politikë të Edi Ramës. Edhe kundërshtarët më të ashpër të Vladimir Putinit në Rusi, lejoheshin të jepnin intervista për mediat, Z. Meta jo vetëm i pamundësohet kjo e drejtë, jo vetëm i mohoen të drejtat e tij politike që ja garanton Konventa Eutopiane për të Drejtat e njeriut, por tani po i mohoen edhe takimet me deputetët dhe kush është më e rëndë akoma, një tjetër skandal është fakti që tanimë po ndërhyet edhe tek pjesa e ushqimeve të Z. Meta çka ngre dyshime serioze sa i përket sigurisë së tij brenda ambjenteve të IEVP-së, një institucion sot ku më lehtë hyn droga dhe kokaina se sa hyjnë deputetët, se sa respektohet ligji, Kushtetuta dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut. Ndaj është e qartë tanimë që me urdhër politik të drejtpërdrejtë të Edi Ramës, të atij që bashkë me Charls Mckonigalin ideuan, urdhëruan rrëmbimin kriminal në 21 Tetor të vitit 2024 të Z. Meta. Ata të cilët udhëhoqën procesin farsë hetimor që nuk prodhoi asnjë fakt penal dhe madje asnjë kundravajtje administrative kundër tij. Ata të cilët po udhëheqin edhe këtë proces skandaloz gjyqësor, një proces i cili vetëm hermetizohet, vetëm bunkerizohet në mënyrë që shqiptarët mos i shohin me sytë e tyre cilësinë skandaloze, farsën politike të fëlliqur ktiminale që është ndërtuar në të ashtuquajturën dosja Meta, dosje që në vetvete êshtë një dosje bosh, një dosje që nuk ka asnjë provë penale dhe është po Edi Rama, i cili ka urdhëruar së fundmi, sepse kështu edhe jam informuar jozyrtarisht, është një urdhër nga lart i cili ka vendosur. Pra nuk ështe ligji, nuk është Kushtetuta, nuk është Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut, por është urdhër i drejtpërdrejtë i Exi Ramës ai i cili ka vendosur që Z. Meta të izolohet sërisht ekstremisht jo vetëm duke mos takuar deputetët, jo vetëm duke ju mohuar të drejtat e tij, jo vetëm duke ju cënuat në mënyrë flagrante të drejtat e tij politike që ja garanton Kushtetuta, po në këtë mënyrë po persekutohet, po goditet edhe vetë Partia e Lirisë, një forcë e cila gjithmonë është persekutuar, është shantazhuar, është kërcënuar nga ky rregjim kriminal, i cili i rrëmbeu dhe liderin e saj, Presidentin e Partisë së Lirisë dhe prej gati tanimë 2 vitesh vijon ta mbajnë në izolim ekstrem pa asnjë fakt dhe asnjë provë penale. Përsëris edhe njëherë thirrjen time drejtuar të gjithë organizatave që monitorojnë respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut në Shqipëri, Instituvioneve përgjegjëse, Amabasdave, Trupit Diplomatik, Departamentit të Drejtësisë së SHBA, Komisionit kundër Torturës jo vetëm në Kombet e Bashkuara, por edhe Këshillit të Europës të reagojnë me forcë ndaj këtij persekucioni kriminal ndaj një prej kundërshtarëve më të vendosur të narkoregjimit dhe të vetë Edi Ramës, ndaj liderit të Partisë së Lirisë, njërit prej dy liderëve kryesorë të Opozitës, Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta." tha Blushi. U.D/E.H/ReportTv.al Ilir Meta Jordan Misja Partia e Lirise tedi blushi Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.4% Keq 34.8% Nuk e di 12.9% Vota total: 3591 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?
