Policia e Tiranës ka vendosur 10 masa administrative ndaj personave që bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme në kryeqytet. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, disa pjesëmarrës kanë penguar lëvizjen e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë përmes megafonit. “Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 10 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative”, bën me dije policia. Për secilin prej personave të identifikuar është vendosur gjobë në vlerën 5 mijë lekë. Ndërkohë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
