Lajme Zone
Bllokuan foltoren, sulmuan dhe goditën fizikisht, PS kërkon përjashtimin me 2 muaj nga Kuvendi të Nokës, Krekës e Këlliçit dhe 3 të tjerëve! 10 ditë për 14 deputetë të PD
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Bllokuan foltoren, sulmuan dhe goditën fizikisht, PS kërkon përjashtimin me 2 muaj nga Kuvendi të Nokës, Krekës e Këlliçit dhe 3 të tjerëve! 10 ditë për 14 deputetë të PD

Deputetët e PS kërkojnë përjashtim me 2 muaj nga Kuvendi për Flamur Nokën, Belind Këlliçin, Fidel Krekën, Luçiano Boçin, Edi Palokën e Besart Xhaferrin. Kërkesa vjen pas kaosit të shkaktuar nga opozita në seancën e sotme në Kuvend ku deputetët e PD bllokuan foltoren dhe ndërmorën një sërë sulmesh ndaj deputetëve socialistë. LEXO edhe...Protestat e dhunshme/ Berisha: Të rinjtë e PD ndër iniciatorët

Deputetët e PS kërkojnë përjashtim me 2 muaj nga Kuvendi për Flamur Nokën, Belind Këlliçin, Fidel Krekën, Luçiano Boçin, Edi Palokën e Besart Xhaferrin. Kërkesa vjen pas kaosit të shkaktuar nga opozita në seancën e sotme në Kuvend ku deputetët e PD bllokuan foltoren dhe ndërmorën një sërë sulmesh ndaj deputetëve socialistë. LEXO edhe...Protestat e dhunshme/ Berisha: Të rinjtë e PD ndër iniciatorët! Balla akuza: Paguat dhunuesit, po strehoni 115 prej tyre! Reagon selia blu: Mashtrues! Për 14 deputetë të PD, konkretisht: Gjin Gjoni, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Kastriot Piroli, Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Arjan Ndoja, lvi Kaso, Zija Ismaili, Blendi Himçi; kërkohet 10 ditë përjashtim. Gjatë ‘aksionit’ që nisi prej fillimit të seancës, Noka shkuli mikrofonin, fyeu Niko Peleshin dhe sulmoi Taulant Ballën duke i hequr mikrofonin e hedhur letra. Shpejt, në krah i erdhi Belind Këlliçi, ndërsa më pas, Noka u mori edhe kartonët e votimit socialistëve. Nuk mungoi as flakja e shisheve të ujit, ndërsa Fidel Kreka goditi me bllokun e votimit Ervin Hoxhën, ndërsa tentoi të qëllonte edhe Bledi Çuçin. Veç tyre, sipas kërkesës së PS, janë cenuar edhe Arkend Balla, Fadil Nasufi, Agron Malaj dhe Bujar Rexha. Ndërkohë, tashmë të përjashtuar me 60 ditë nga punimet e Kuvendit, janë Gazment Bardhi e Klevis Balliu, vendimi për të cilët u mor më 12 tetor. Kliko këtu per të lexuar dokumentin e plotë P.J/ReportTv.al Ervin Hoxha Bledi Cuci Bujar Rexha agron malaj taulant balla niko peleshi fadil nasufi arkend balla Blendi Himçi zija ismaili ivi kaso arjan ndoja flamur hoxha Kliti Hoti Kastriot Piroli eno bozdo gent strazimiri xhelal mziu elda hoti Bardh Spahia Albana Vokshi gjin gjoni Besart Xhaferri edi paloka luçiano boçi fidel kreka belind këlliçi flamur noka kuvend 22 tetor 2026 sekretariati i etikes Komento Komente Arta: 22/10/2026 16:02 Kto nuk e meritojne te jrne deputete, sic jane vete ashtu I kan edhe protestusit te dhunshem e mal edukati edhe ato te perjashtohen Përgjigju Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.2% Disi 3.1% Vota total: 11188 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?